E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nastase: Zgjedhjet do të përcaktojnë vijimin e reformave

06/05/2005  Të majtët përshëndesin PS me videokaseta

Krerët e partive të majtë në Botë kanë përshëndetur Kongresin e Partisë Socialiste duke dërguar videokaseta të inçizuara me fjalën e tyre. Kasetat janë transmetuar gjatë punimeve të Kongresit, ku është theksuar mbështetja për PS-në në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së vendit. Adrian Nastase, përfaqësues i partisë rumune dhe përfaqësues i Internacionales Socialiste, është shprehur se zgjedhjet do të konfirmojnë fatin e Partisë Socialiste, për të vijuar me reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa, Masimo Dalema, kreu i demokratëve të majtë, në Itali, theksoi intensifikimin e marrëdhënieve për integrimin e Shqipërisë në BE. Papandreu, përfaqësues i PASOK-ut, në Greqi, thekson se ka punuar që marrëdhëniet mes të dy vendet të rriten dhe më shumë. Sipas tij, emigrantët dhe minoritetet janë urë lidhëse për të dy vendet. Urimet për kongresin e socialistëve kanë ardhur dhe nga partitë e majta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bruks Xhekson ka përshëndetur reformat dhe ritmet e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Ndërsa ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe fqinjëve në rajon janë të mira, duke ruajtur stabilitetin dhe garantuar zhvillimin. Në të kundërt me këta nga aleatët e majtë në Shqipëri nuk e ka marrë fjalën asnjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›