E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk ka zgjedhje me certifikata

Kryeministri Berisha flet për prioritetet e qeverisë së tij. I gatshëm të debatojë vetëm me Ramën


Nuk do të shtyj zgjedhjet. Kompania e prodhimit të kartave funksionon në Tiranë me 1/10 e kapacitetit


TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka përjashtuar dje çdo mundësi që zgjedhjet e 28 qershorit të shtyhen dhe të përdoren sërish certifikatat, në rast se qytetari nuk do të ketë mjet identifikimi ditën e zgjedhjeve.


I ftuar në emisionin "Opinion", Kryeministri beri një përmbledhje të punës katërvjeçare, duke shpallur në të njëjtën kohë edhe prioritetet e qeverisë në rast fitoreje të zgjedhjeve.


Në 2007-ën shtytë zgjedhjet dhe pranuat regjimin e certifikatave. Pse duhet të besojmë se nuk do t'i pranoni tani kushtet e tij?


Në mënyrë kategorike jo. Asnjë minutë nuk do shtyhen. Ta dijë zotëria, ai s'ka ndërmend të hyjë në zgjedhje. Ai është i prishur në fytyrë...


Bëtë kodin bashkë. Pse nuk uleni në tryezë për pretendimet e tyre?


Kemi përfillur çdo kërkesë të tyre gjer sot. Ata kanë qenë kundërshtarë të flaktë të dhënies falas të kartave. Unë u kam thënë bashkëpunëtorëve të mi, se po të isha në opozitë, nuk e këshilloja qeverinë t'i japë falas, se do dukej si bonus i qeverisë. Nuk është e ndershme. Ne e pranuam kushtin e tyre, por jo falas. Përcaktuam çmime të ulëta, kërkuan të ulen prapë.


Pranuam dhe kushtin e fundit, që ata që s'e kanë emrin në listë dhe s'kanë pasaportë, të marrin kuponin. Është kompromis me opozitën ky. Shkoni pak ju te qendrat e aplikimit dhe ajo kompani që është private funksionon në Tiranë me 1/10 e kapacitetit. Ajo kompani ka 90 qendra dhe në ditë nuk aplikojnë më shumë se 1.100 vetë.


A e zgjidhni dot vetëm apo duhen konsensus edhe mes partive për çështjen e pronave?


Unë dua t'u siguroj juve dhe pronarët, se, për mua, ajo mbetet një çështje themelore. Programi është i detyruar të rreshtojë ato që prekin numrin më të gjerë të qytetarëve, rrugët, lëvizjen e lirë etj., por jo se është më pak e rëndësishme për mua zgjidhja e këtij problemi.


Së pari, duke pranuar se nuk ka marrë zgjidhjen e parashikuar, dua të theksoj se nuk ishte një gjë Mali i Thirrës që shpuam, siç ishte mali i falsifikimeve i qeverisë së mëparshme, dhe jo vetëm.


Ky falsifikim ka në themel pushtetarë të të gjitha niveleve që e kanë përdorur pushtetin për veten, për kushërinjtë, e me radhë. Problemi tjetër është kthimi dhe kompensimi i pronave.


Ky ka qenë problemi që u shndërrua në një mal falsifikimesh. Së pari, mund të them se agjencia po punon. Së dyti, është krijuar një fond prej mbi 4 mijë hektarësh tokë publike turistike për kompensim.


Së treti, dy nga agjencitë që do të jepen me shërbim do të jenë pronat dhe regjistrimi i pasurive.


Kreu i LSI-së u ftoi ju dhe zotin Rama në një debat për të përballur programet tuaja.
Unë e kam ftuar në këtë studio për debat.
Ishte edhe Meta i gatshëm.


Nuk kam kundërshtim. Normale është. Ajo është detyrim. Nuk shkohet me këngë, edhe me këngë shkohet, por edhe me ballafaqim. Le të vijë zotëria e tij dhe t'u themi qytetarëve si do t'i punësoj unë, si do t'i punësojë ai, si do e zhvilloj fshatin unë, si do e zhvillojë ai. Le të vijnë kur të duan, pavarësisht nga kimizmi im i njohur, se janë mollë e kalbur e ndarë në dysh, por më detyron elektorati.


Po vetëm me Metën?


Ti thua ta zëvendësojmë zotin Rama me zotin Meta? S'e bëj dot unë atë, të zëvendësoj Ramën me Metën.
Meta u tregua i gatshëm.
Meta e kërkoi treshe.


Pse të shqetëson kaq shumë që Rama nuk kryeson listën?


Ky është standard që nuk ekziston në botën moderne.


Ka një arsye se pse vota nuk duhet të shkojë për PD-në?


Do ta shpik unë kur nuk ekziston.
Më këtë sistem që u miratua, deputetët kthehen të komanduar, sepse ky sistem, në një mënyre, e asfikson parlamentarizmin shqiptar.


Nuk ka diskutim që kryetari ka përcaktuar listën. Por nuk deshi kryetari, në listë nuk je. Kjo është në gjithë botën. Por kryetari e paguan. Kur bën përzgjedhje të gabuara, paguan kryetari.


Në rast se do të ketë qytetarë shqiptarë, që nuk e ka marrë kartën e identitetit, nuk do kenë asnjë mjet identifikimi dhe nëse opozita do të insistojë për një kompromis me ju për mjete të tjera ose për shtyrjen e zgjedhjeve, çdo të ndodhë?


Ka tre muaj që kompania "Sagem" ka pasur kapacitet për të furnizuar me karta rreth katër milionë njerëz.


Të gjithë ata që kanë dëshirë të votojnë dhe, për fat të keq, vitet e fundit nuk kanë votuar kurrë më shumë se 1.3 milionë, të gjithë ata që kanë dëshirë të votojnë, kanë pasur mundësi t'i marrin kartat.


Nëse Edi Rama u përpoq të shkurajojë qytetarët që të mos shkojnë për t'i marrë, kjo është punë e tij. Unë si qeveri kam përmbushur më transparence të plotë dhe më përkushtim total mundësinë e tyre për t'u pajisur me karta.


E sheshim kartën për mbi 800 mijë shqiptarë me 2 mijë lekë të rinj, sa një kafe. Nëse Edi Rama nuk do të marrë pjesë dhe u thotë mos shkoni të merrni kartat, ajo është puna e tij.


Do votohet vetëm me karta dhe pasaporta?


Kategorikisht po.


Do shtyhen zgjedhjet?


Asnjë ditë nuk shtyhen.


Çfarë keni më shumë se të tjerët?


Mund të kem më shumë se nuk kam ndjekur karrierën, por parimet. Reformat kanë qenë dhe mbeten pasioni i shpirtit tim. I kam ndërmarrë ato, pavarësisht nga çmimi i tyre, në çdo kohë dhe rrethane.


Sërish ka pasur një moment që unë mund të isha larguar nga politika. Momenti i vetëm, po të kisha humbur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë nuk punoj për histori dhe për karrierë. Punoj për atë që unë besoj. U besoj reformave dhe shoh transformimin e këtyre reformave.


Ndiheni i plakur kur kryetari i opozitës kërcen dhe këndon?


E do për ahengxhi kryeministrin....

Kartat


Të gjithë ata që kanë dëshirë të votojnë dhe për fat të keq vitet e fundit nuk kanë votuar kurrë më shumë se 1.3 milion, të gjithë ata që kanë dëshirë të votojnë kanë pasur mundësi ti marrin kartat.


Nëse Edi Rama u përpoq të shkurajojë qytetarët që të mos shkojnë për ti marrë, kjo është punë e tij. Unë si qeveri kam përmbushur më transparence të plotë dhe më përkushtim total mundësinë e tyre për tu pajisur me karta

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›