E Diel, 1 Nëntor 2026

Mema: Na kushtëzojnë mungesat

13/04/2005  Sfida e së shtunës, me Egnatian, gëzon vëmendjen e plotë të Partizanit, edhe pse tashmë për ta mungojnë motivet, në lidhje me ecurinë në kampionat. E vetmja logjikë aktuale të bën të mendosh se ata mund të japim maksimumin për të përmirësuar diçka në tabelën e klasifikimit. Në prag të ndeshjes së radhës në kampionat, mungesat janë shndërruar në një “gangrenë”, pwr trajnerin Sulejman Mema dhe stafin e tij. Trajneri do të duhet të bëjë këtë javë, pa mbrojtësin Henri Ndreka, të dëmtuar. Po ashtu, nuk janë të disponueshëm për të, edhe sulmuesi Erjon Rizvanolli dhe braziliani Xhunior. Pas mbylljes së stërvitjes së djeshme, të zhvilluar në ambientet e klubit, trajneri i Partizanit ka pranuar se mungesat janë ato që mund të kushtëzojnë disi lojën e skuadrës së tij të shtunën, përballë rrogozhinasve. “Në paraqitjen tonë kundër Egnatias, mund të ndikojnë edhe mungesat e shumta që kemi - tha dje Mema. – Gjithsesi ne jemi të përkushtuar për të dhënë maksimumin tonë, në kërkim të një fitoreje në këtë ndeshje”. Ndërkohë që në dyshim është dhe aktivizimi i Delain, Muzakës dhe Allmuçës, të cilët kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›