E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kryeziu nuk u zhduk për hir të vëllait tim, Remzi Hoxha"

Ndërsa zhdukja e kosovarit
Ismet Kryeziu
vazhdon të mbetet e
mbuluar nga misteri
dhe familjarët e tij në Tiranë
përmendin herë pas here lidhjet
e tij me UÇK-në dhe njohjen e
dikurshme me Rezmi Hoxhën,
vëllai i këtij të fundit flet për
herë të parë se si e njeh ai 53-
vjeçarin. Në intervistën e dhënë
për "Top Channel", Nexhmedin
Hoxha, hedh poshtë pretendimet
e familjes se Ismet Kryeziu
mund të jetë zhdukur për shkak
të interesimit për zbulimin e
varrit të Remzi Hoxhës. Sipas tij,
Kryeziu asnjëherë nuk ka bërë
investigime për Remzi Hoxhën, ai
mund të jetë zhdukur për shkak
të borxheve që ka në Kosovë,
ku ka dhe ish-gruan dhe pesë
fëmijë. Duke folur drejtpërdrejt
për Kryeziun, Nexhmedin Hoxha
thotë se zhdukja e tij është paksa
e çuditshme, sepse për 13 vjet
radhazi, ai ka heshtur dhe tani
familjarët pohojnë se Ismeti njeh
shumë njerëz të rrethit që kanë
qenë në qeveri dhe në shërbimet
të lidhura direkt me vëllain tim.
"Sipas fakteve dhe dokumenteve
që posedonte, Ismet Kryeziu
tregon se të dy kanë vepruar
dhe kanë pasur marrëdhënie
financiare, kanë bërë punë të përbashkëta
me Remziun, por megjithatë,
mund të them lirshëm se
ai nuk është marrë asnjëherë me
investigimin apo të japë informata
direkte për çfarë ka ndodhur
me Remzi Hoxhën. Pas 13 vjetëve
ai del dhe thotë se ka njohuri dhe
njeh shumë persona për të cilën
ai mund të na japë një ndihmë
për çështjen e varrit", tha Hoxha.
Ai shton se në Shqipëri ndodhin
shumë çudira dhe se edhe zhdukja
e Ismet Kryeziut është njëra
prej tyre. "Zhdukja e tij nuk më
lë asgjë të kuptoj, por më çudit
fakti se pse ai nuk u paraqit për
13 vjet me radhë", thotë Hoxha.
Sipas dëshmitarëve në seancat
gjyqësore, Kryeziu ka pas shumë
borxhe edhe pse ka një shtëpi në
Kosovë, atje ka dhe një grua me
pesë fëmijë, me të cilën është
ndarë pak kohë më parë. "Ai
mund të ketë shumë borxhe, përderisa
nuk ka ndonjë profesion
ku punon dhe që nuk prezantohet
se është person i biznesit.
Gjithnjë është marrë me punë
ilegale… Mund të supozoj, por
edhe mund të gaboj se ai edhe
mund të jetë vetëzhdukur...", tha
Hoxha, të cilit veprimi i Kryeziut
i duket paksa i dyshimtë. "Veprimi
i tij është ca i dyshimtë, pasi
pas 13 vjetëve del e thotë se njeh
shumë njerëz të rrethit që kanë
qenë në qeveri dhe në shërbimet
të lidhura direkt me vëllain tim".
Nexhmedini sqaron gjithashtu
se Ismet Kryeziun e ka takuar në
vitin 1996 kur dhe i është zotuar
se njeh gazetarë që ta ndihmojnë
për çështjen e të vëllait. "Por, prej
atëherë nuk e kam takuar më
dhe nuk u paraqit që të thotë se
ka dokumente, dëshmi dhe se ka
qenë bashkëveprimtar. Më tregoi
një shkresë për një sasi të hollash,
në të cilin është firma e Remziut,
të cilat ia ka dorëzuar Ismetit.
Pas 13 vjetësh, ai tha se jam i
gatshëm të dëshmoj në prokurori
se Remziu ka qenë njeriu më i
angazhuar dhe më i besueshëm
i Lëvizjes së Rezistencës", thotë
vëllai i Remziut.
Ndërkaq, familja Hoxha shpeshherë
befasohet për të keq nga
seancat gjyqësore që mbahen
në Tiranë. "Aty vijnë dëshmitarë
që deklarojnë fakte. Pastaj del se
Shqipëria zyrtare nuk ka asnjë
dëshmi që të vërtetojë se personi
i arrestuar në Londër dhe që pritet
të ekstradohet, është Ilir Kumbaro,
i kërkuar që prej 13 vjetësh. Ai ka
marrë pasaportë jugosllave me
emër tjetër që nga viti 1998 me
çka edhe ka fituar azil politik.
Prokuroria nuk gjen dot dëshmi
që të vërtetojë se ai person është
rrëmbyesi i vëllait tim dhe dyshohet
se është personi kryesor për
zhdukjen dhe arrestimin e tij",
thotë vëllai i Remziut. Ndryshimi
i deklaratave të dëshmitarëve që
bëhet nga frika, apo kërcënimi i
tyre, mënyra e dëgjimit të dëshmitarëve,
mosnjoftimi në kohë për
seancat gjyqësore janë disa nga
dilemat e familjes Hoxha në lidhje
me zgjidhjen e çështjes "Hoxha"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›