Rama: Brenda 2010, ndihma ekonomike mbi 50 për qind
Autori i Lajmit: Suela Topi
Prezantimi i programit
Brenda vitit 2010 ndihma sociale për shtresat në nevojë do të jetë 50 për qind më e lartë se sot. Ky premtim u bë dje nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në kuadër të turit të tij të shpalosjes së programit qeverisës. Gjatë takimeve në Lezhë, Rama është përqendruar tek çështja sociale, një nga shtatë shtyllat kryesore të programit të tij. Ky term 17-vjeçar do të ketë formë të re, në programin e PS-së, pasi siç tha kryetari Rama, do të ndërtohet Fondi i Integrimit Social. Kryetari i opozitës duke nënvizuar se ndihma ekonomike që qeveria jep për shtresat në nevojë nuk është më shumë se 40 cent në ditë, bëri prezent dhe skemën e re të përfitimit, e cila do të shoqërohet me krijimin e mundësive për formim profesional të shtresave në nevojë.
Ky fond synon që përfituesve të ndihmës ekonomike t u ofrohen shërbime të formimit profesional, duke iu krijuar mundësinë që të hyjnë në tregun e punës. Kreu socialist gjithashtu sulmoi skemën e deritanishme të asistencës sociale, kur tha se tentativat për ta kthyer atë në skemë aktive kanë dështuar. Shefi i opozitës nënvizoi se në programin e ri qeverisës të PS-së, parashikohet përgjysmimi i numrit të familjeve që sot marrin ndihmë ekonomike. Turi
“Do krijojmë Fondin e Integrimit Social. Ky fond brenda 2010 do bëjë që familjet e varfra të përfitojnë 50 për qind më shumë. Në 2011 përfitimi do të jetë dyfish. Në fund të mandatit të parë përfitimi i ndihmës ekonomike 4 herë më i madh. Të gjitha këto, duke punuar në drejtin të nxjerrjes nga skema e ndihmës familjet, duke stimuluar punësimin e tyre”,- ka renditur në këtë mënyrë kreu i selisë rozë, premtimet e tij përpara zgjedhjeve të qershorit. Me premtimin se do të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ai ka kërkuar votën e lezhjanëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Rama ka premtuar se me krijimin e Fondit të Integrimit Social, do të krijohet mundësia e formimit profesional, çka më pas do të sjellë edhe rritjen e punësimit të këtyre njerëzve që përfitojnë ndihmë ekonomike. “Ka familje që kanë më shumë se 10 vjet që jetojnë në papunësi vetëm me ndihmë ekonomike. Tentativat e pakta për ta kthyer asistencën sociale në skemë aktive kanë dështuar. Ne do ta rikonceptojmë programin e ndihmës ekonomike. Shqiptarët nuk do të marrin më ndihmë në formë lëmoshe, po ndihmë për punësim. Në vend të programit të ndihmës ekonomike do të krijojmë Fondin e Integrimit Social. Për përfituesit e ndihmës ekonomike do të ofrojmë shërbime të formimit profesional brenda vitit 2010. Këto shërbime do të rrisin punësimin”, - tha ai. Rama shtoi se edhe pse niveli i varfërisë është 2 dollarë në ditë, programet e ndihmës ekonomike nuk i japin shqiptarëve të varfër më shumë se 40 cent në ditë. Qeveria nuk arrin pra të zbusë as varfërinë ekstreme. Programi i Integrimit Social, shtoi ai, do të mundësojë që brenda vitit 2010 familjet e varfra të përfitojnë 50 për qind më shumë. Rama përfundoi me premtimin se programi i ri qeverisës i socialistëve do të përgjysmojë numrin e familjeve që sot janë të varfra duke nxitur punësimin e tyre
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009