E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli nuk do ti shesë Xherard e Torres

Kristian Purslou

Administratori i Liverpulit, Kristian Purslou, ka këmbëngulur se “Reds”-at nuk do të shesin dy yjet e skuadrës, Stiven Xherard dhe Fernando Torres, gjatë merkatos së verës. Kriza e thellë financiare e klubit legjendar në Angli ka nxitur spekulimet se për të rregulluar bilancet, Benitez do të jetë i detyruar të heqë dorë nga dy lojtarët kryesorë. Megjithatë, Purslou deklaroi: “Asgjë nga ato që është përfolur nuk është e vërtetë. Liverpuli nuk do t’i shesë yjet e tij, pasi kjo është jashtë logjike. Përkundrazi, ne synojmë të afrojmë lojtarë të tjerë cilësorë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›