E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kaosi ndërtimor, dosjet në Prokuroria për 30 firma

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), ka bërë kallëzimet për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë në këtë drejtim.

"Iniciativa për t’i çuar këto subjekte ndërtues në organin e prokurorisë është marrë pas identifikimit të këtyre firmave, si përgjegjëse për dokumente të kundraligjshme", thanë burime nga INUK në Sarandë. Shkeljet ligjore konstatohen në lejen e ndërtimit jashtë studimit urban, ndërtime këto që janë në kundërshtim me ligjin për trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike.

Territori i Bashkisë së Sarandës është ndarë në tre zona arkeologjike, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), ndërsa firmat e ndërtimit nuk kanë respektuar ligjin, duke i shkaktuar qytetit një dëm të madh urbanistikë, historik dhe arkeologjik", thotë Haskaj.

Gjithashtu, në prokurori janë dorëzuar edhe kallëzime për ish-zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, të cilët me veprimin apo mosveprimin e tyre kanë firmosur apo nuk kanë ndaluar shkeljet ligjore. INUV ka kërkuar nga organi i akuzës hetim korrekt dhe dënim sipas ligjit, por ende nuk ka ndonjë përgjigje apo reagim nga prokuroria e Sarandës./Start/

                                                                                             2012-01-10 16:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›