E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Zgjerimi i Eurozonës do japë më tepër stabilitet

Kandidati finlandez për postin e komisionerit të Bashkimit Europian mbi ekonominë dhe çështjet monetare, Olli Rehn, gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin Europian vuri theksin tek rëndësia e zgjerimit të zonës euro, që sipas tij do të sigurojë më shumë qëndrueshmëri. Lajmi është publikuar në gazetën çeke Lidov Novini. Megjithatë, shkruan gazeta, Ren nuk pret ndonjë ndryshim të rregullave sa i takon adaptimit të monedhës europiane. Sipas tij, Polonia është

 shumë pranë adaptimit të euros, gjë që mund të ndodhë në vitin 2012. Futja e euros në treg solli destabilitet në ekonomitë europiane, të cilat ndryshuan të gjithë sistemin monetar. Por sipas Rehn përfshirja e të gjithave vendeve në eurozonë do të thoshte një zhvillim të mëtejshëm të ekonomisë europiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›