E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dulaku–Berisha, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e Mirela Fanës

11/02/2010  Në gjykatë biznesmeni përballë Kryeministrit
TIRANË- Gjykata e Lartë vendosi dje të rrëzojë kërkesën e avokatit të biznesmenit Artan Dulaku për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtares Mirela Fana. Sipas një kolegji që e shqyrtoi këtë kërkesë, pretendimet e avokatit Lin Alia nuk përbëjnë shkak ligjor për ta pranuar atë. Në këtë mënyrë padia civile mes biznesmenit dhe Kryeministrit Sali Berisha do të vazhdojë të gjykohet me relatoren Mirela Fana. Avokati mbrojtës i biznesmenit Artan Dulaku kërkoi në seancën e parë përgatitore me anë të një deklarate largimin e relatores së çështjes, Mirela Fana. Shkak për largimin e saj është bërë fakti se është bashkëshortja e njërit prej avokatëve të Sali Berishës, Neshat Fana. Ky i fundit, aktualisht anëtar i KLD-së, ka qenë prej vitesh përfaqësues ligjor i Kryeministrit. Vetë gjyqtarja Fana, pasi dëgjoi kërkesën për përjashtimin e saj, deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqjen. Pas këtij veprimi u vendos që shqyrtimi i kërkesës për dorëheqje të bëhet nga një tjetër trupë gjyqësore. Në këtë kërkesë të protokolluar pranë Gjykatës së Lartë, Dulaku, me anë të avokatit të tij, shprehet se bazuar në nenet 19, 21/2 i K. Pr. P., gjyqtarja Fana, si relatore e kësaj çështjeje, do të ketë njëanshmëri ligjore dhe procedim jo të drejtë e të barabartë në gjykim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›