E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Levi, gati dhurata për Pashkët

Skënderbeu nis përgatitjet anti-Tiranë, duke besuar te fitorja si një dhuratë Pashkësh për tifozët korçarë. Të shtunën, në vigjilje të festës së Pashkëve ortodokse, të gjithë sportdashësit presin që skuadra e tyre të mund të heqë qafe një nga rivalët direkt për titull: Tiranën. Superndeshja e kësaj jave, njëherësh dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni për bardhekuqtë, ka ardhur në një ditë të shënuar për juglindorët, ndaj pritet që në fund të atij 90-minutëshi tifozët ti festojnë më me qejf Pashkët. Këtë ka kërkuar edhe kreu i pankinës bardhekuqe, Stanislav Levi, i cili gjatë ndeshjes me Kastriotin kaloi një situatë të vështirë,  ndonëse momentale në Krujë. Ai pati një ulje tensioni, por në ndihmë të tij shkuan stafi mjekësor, duke e kaluar atë moment delikat. Ndaj tekniku është parë i qetë dhe u ka kërkuar lojtarëve impenjim maksimal në këtë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›