E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Sharapova, triumfon në Tokio

Pas një viti e gjysmë "agjërim", edhe për shkak të një dëmtimi të gjatë, Maria Sharapova kthehet te fitorja. Fati donte që rusja të triumfonte pikërisht në Tokio, ku në vitin 2003 kur ishte vetëm 16-vjeçare, mori trofeun e parë në karrierë. Tenistja bukuroshe përfitoi nga tërheqja e serbes Jelena Jankoviç, për shkak të një problemi në krahun e djathtë. Ndeshja u ndërpre në setin e parë, kur rezultati ishte 5-2 për Sharapovën, e cila fitoi "Toray Pan Pacific Open 2009", me vlerë 2 milionë dollarë. Ky është titulli numër 20 në karrierë për 22-vjeçaren, që nuk merrte një trofe prej prillit 2008 (turneu WTA i Amelia Island).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›