Çelsi-Liverpul është edhe një sfidë Ançeloti-Benitez
Premier League do të përfitojë sot një tjetër ndeshje të madhe të saj, në fakt në Londër do të përballen Çelsi-Liverpul, me "Blues" në kërkim të pikëve për të rimarrë kreun e klasifikimit dhe "The Reds" në kërkim të tri pikëve të nevojshme për të arritur Çelsin në kuotën e 18 pikëve. Do të jetë supersfidë mes dy skuadrave të mëdha, por edhe mes dy trajnerëve të mëdhenj, italianit Karlo Ançeloti nga njëra anë dhe spanjollit Rafa Benitez nga ana tjetër.
"Është gjithnjë shumë interesante të përballesh me Ançelotin, sepse është një trajner i madh, ka deklaruar në konferencën për shtyp të pragndeshjes Benitez. Jemi ndeshur edhe më parë në finalet e Champions League (Liverpuli mundi Milanin e Ançelotit në finalen e Champions të 2005) dhe do të jetë një kënaqësi të përballem sërish me të. Shpresoj të përballemi sërish edhe në këtë sezon në një tjetër finale të Champions League. Është një trajner që di të menaxhojë mirë një skuadër të madhe, një gjë të tillë e ka demonstruar kur drejtonte Milanin. Edhe te Çelsi po vazhdon të bëjë një punë të madhe. E vlerësoj shumë. Nuk duhet të harrojmë se ka në dispozicion edhe disa futbollistë shumë të mirë".
"Të dy skuadrat do të japin maksimumin për të marrë tri pikët, sepse të dyja kanë nevojë për të qëndruar në majë, ka vazhduar më tej trajneri i Liverpulit. Ne do të shkojmë në Londër për ta fituar ndeshjen; në sezonin e kaluar e kemi mundur dy herë Çelsin, ketë herë ata kanë një trajner tjetër, por lojtarët janë pak a shumë të njëjtët; megjithatë e dimë mirë se të luash në "Stamford Bridge" është gjithnjë shumë e vështirë".
Nga ana e tij, Ançeloti është i përqendruar mirë në mënyrën se si do ta vendosë skuadrën në fushë për të përballuar Liverpulin dhe për të bërë të harrohet ajo humbje në javën e kaluar të Premier League... "Objektivi ynë është të bëjmë një ndeshje të mirë, ka thënë trajneri i ‘Blues‘. Loja e fortë është mënyra më e mirë për të fituar. Sot dëshiroj të shikoj skuadrën time të kontrollojë lojën me inteligjencë. Të luash kundër Liverpulit nuk është e lehtë, kanë një grup të organizuar shumë mirë në manovrën defensive, kualitet të lartë në manovrën ofensive, me lojtarë si Fernando Torres e Xherrard. Prandaj do të duhet të luajmë me shumë inteligjencë dhe të lexojmë mirë çdo situatë që do të mund të na dalë para gjatë ndeshjes. Megjithatë, lojtarët tanë janë ambientuar duke zhvilluar ndeshje të një rëndësie të tillë dhe kjo është një gjë e mirë, sepse në këto lloj sfidash është nevojshme të kesh kurajë dhe intensitet". Abramoviç është i kënaqur me progresin e bërë nga Çelsi deri tani në Premier League dhe në Europë. "Kam folur me Roman të premten, kur erdhi në stërvitje për të parë dhe për të përshëndetur lojtarët, tha Ançeloti. Nuk e pyeta nëse ishte i shqetësuar. Ishte i kënaqur pasi klubi është në krye të Premier League dhe udhëheq grupin në Champions League"