E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi kundër Murinjos

"Murinjo është një personazh ekstrem dhe nëse nuk do të isha tifoz i Interit do të ndieja antipati. Në karrierën e tij ai ka treguar se është një trajner i madh, tashmë duhet të konfirmohet edhe te klubi zikaltër". Gjatë intervistës për "Dribbling", Valentino Rosi nuk i kurseu fjalët e forta kundër Zhoze Murinjos. Kampioni i shumëfishtë i botës në MotoGP shtoi: "Ai ka një mënyrë shumë të veçantë komunikimi. Është shumë agresiv, mërzitet, zemërohet, por gjithsesi mbetet një personazh. Fakti që ka fituar Ligën e Kampioneve me Porton tregon kualitetin e padiskutueshëm të këtij trajneri dhe flet shumë për punën që ai bën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›