E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Nuk heq dorë nga Milani

Leonardo nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pas zërave se një rezultat negativ në fushën e Atalantës do t‘i kushtonte postin e trajnerit te Milani, braziliani deklaroi: "Unë nuk heq dorë. Pas ndeshjes nuk do të them asgjë, kjo është marrëveshja". Humbja në Champions e ka vendosur trajnerin në një situatë delikate, gjithsesi, ai nuk e humbet shpresën. "Nëse humbasim është faji im dhe i personave që më zgjodhën. Gjithsesi, nuk kemi arritur në fund. Kemi një projekt dhe shpresojmë të ecim në rrugën e duhur. Aktualisht, Milani ka probleme dhe nuk kërkojmë alibi. Kjo është një skuadër e krijuar për të vendosur ritmin e lojës: sa herë që kjo nuk ndodh, kemi vështirësi". Ndërkohë, sipas gazetës "Tuttosport", rezultatet zhgënjyese të këtij fillim sezoni kanë bërë që kuqezinjtë të mendojnë për merkaton e janarit. Objektivat janë mbrojtësi brazilian i Shalkes, Rafinja, sulmuesi i Volfsburgut, Edin Xheko, dhe mbrojtësi i Realit, Rojston Drente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›