Leka, çifti fals i tunelit 26 metra të burgut
07/02/2005 Një plan apo një rastësi
Duke dashur të gjejnë sa më shumë prova kundër tij, me bindjen se vetëm ai mund të ishte në kërkim të lirisë, hetuesit kanë kërkuar të dhëna të plota, për aktivitetin e burgut 302 dhe gjithçka ka nodhur aty, katër ditë më parë, në kohën kur u zbulua tuneli i arratisë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar asaj që ka ndodhur në orën 09.22 të mëngjesit të 4 shkurtit, kur policia e burgut dha sinjalin e shkarjes së tokës në një zonë pranë godinës së vuajtjes së dënimit 302. Në këtë kohë, sipas dokumentacionit të burgut dhe sipas dëshmivë të gardianëve dhe personave të tjerë, Gazmend Brraka, Gaxhai, kishte më shumë se një orë, që ndodhej në dhomën e takimeve speciale të burgut, bashkë me bashkëshorten e tij. Ata kishin një afat qëndrimi deri në orët e mbrëmjes sipas rregullores së burgut. Këtu nis rastësia që shkoi në favor të “Gaxhait” ose plani i tij perfekt për tu vetëshfajësuar. Sipas rregullores së burgut, Gazmend Brraka do të ndodhej në dhomën e takimeve speciale, një muaj më pas, pra në datë 4 mars. Asnjë mundësi tjetër nuk kishte, i dënuari përjetë për të qenë në dhomën e veçantë.
Mundësitë e një ikjeje
A kishte mundësi Gazmend Brraka të aratisej nga burgu atë ditë, kur ishte lënë fillikat i vetëm me të shoqen, në dhomën pa mbikqyrje sigurie të takimeve speciale? Këtu hetuesit kanë kërkuar ndihmën e një specialisti të fushës së ndërtimeve dhe akritekturës, ndërsa kanë bërë përllogaritjet. Aq sa kishin ecur gërmimet e rrugës nëntokësore dhe rimti i tyre, vështirë të besohet se në orët e mbrëmjes së asaj nate, dalja e tunelit që kish nisur nga dyqani i luleve pranë burgut, të mbërrinte në dhomën ku ndodhej “Gaxhai”. Mjetet gërmuese që janë gjetur në tunel nga policia, nuk shtojnë asnjë arësye për të besuar, se Gaxhai mund të rifitonte lirinë, për shkak të rritjes së shpejtësisë së gërmimeve në kanal. Të dhënat operative dhe përllogaritjet, tregojnë, se gërrmuesit e tunelit, do të mbërrinin në dhomën e takimeve speaciale të burgut 302, afërsisht në datën 9 shkurt, rreth mbrëmjes. “Dhe në këtë kohë, Gazmend Brraka nuk do të kishtë asnjë shans të ndodhej në dhomën e brendëshme të burgut, pesë ditë pasi kishte kryer takimin special”, thonë hetuesit.
Anonim adresa e mikut të të dënuarit, apo dënuarve që do arratiseshin
Kur hetuesit e çështjes, kanë filluar ti zbehin dyshimet në adresë të Gazmend Brrakës, një tjetër përfundim i policisë ka mbërritur në dosje. Sipas hetuesve policorë, emri Agim Leka dhe emri i një gruaje të vendosura në kotratën e qerasë për dyqanin nga i cili është hapur tuneli, janë të rremë. Fillimisht Prokuroria dyshoi në emrin e “Gaxhait”, pasi hetuesit menduan se kishte disa lidhje që duheshin verifikuar mes të dënuarit përjetë dhe vëllait të Agim Lekës. Sipas hetuesve, kontrata e qerasë së dyqanit që nga pikë shumice është kthyer për shitje lulesh, është firmosur nga pronari Njazi Njuma dhe nga gruaja e Agim Lekës. Pas verifikimeve të policisë dhe Prokurorisë, bashkë me gjendjen civile, grupi hetimor ka mbërritur në përfundimin se emri i gruas qiramarrëse dhe i bashkëshortit të saj, nuk ishin të vërtetë, por thjesht një falsifikim. Hetuesit kanë mbetur kështu, pa një identitet të konfirmuar për personat që kanë marrë me qera dyqanin, nga i cili u realizua hapja e kanalit. Në këtë situatë, grupi hetimor nuk mund të mendojë dhe as të kërkojë lidhur me “mikun” e gërmuesve, të tunelit të arratisë. Këto rethana, sipas Prokurorisë nuk e kanë lehtësuar “Gaxhain”, por as e kanë rënduar pozitën e tij prej të akuzuari si organizatori dhe porositësi i gjithë skemës.
Zyrtarët
Disa prej krimineleve më të rezikshëm që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë 302 , do të arratiseshin përmes tynelit të nëndheshëm 26 metra të gjatë i zbuluar të premten. Këtë e pohojnë zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë. Një grup hetimor i ngritur për këtë qëllim pohon se ka në dorë një listë me emrat e personave që synonin arratinë. Besohet se numri i personave të implikuar është shumë më i madh se ç'flitet. Për momentin është përjashtuar përfshirja e administrates së burgut në këtë çështje. Arratisja e bujshme sipas përllogaritjeve ishte planifikuar të kryhej me 9 Shkurt kur forcat e policisë do të ishin të përqëndruara në stadiumin Qemal Stafa për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Ukrainë.
Versionet
Nga hetimeve paraprake janë ngritur dy pista të mundëshme për mënyrën e arratisjes së Gaxhait. E para është ajo e hapjes së tunelit nëntokësor deri poshtë dhomës se takimeve speciale. Kjo mënyrë do të ishte e përshtatshme për arratisje, pasi i dënuari qëndron për 12 orë i izoluar, në një kohë kur nuk është nën kontrollin e kamerave të sigurisë së brendëshme apo të vëzhgimit të gardianëve. Për të arritur deri tek dhoma e takimit special të Gaxhait, personat që kanë hapur tunelin do tu duhej të gërmonin për të paktën dhe 15 metra të tjera. Ata mund të mbërrinin aty ndoshta në datën 4 të muajit mars ose në të njëjtën datë datë të muajit prill, kur Gaxhai do të kishte takimin special të radhës. Pista e dytë është ajo e futjes së personave të armatosur brënda territorit të burgut nëpërmjet tunelit, dhe më pas neutralizimi i shërbimit të rojeve. Për këtë version, pjesa e tunelit të hapur do të mjaftonte pasi tuneli kishte mbërritur brënda oborrit të jashtëm të burgut, ku qëndron oficeri i shërbimit dhe rojet e derës së jashtëme. Gjithsesi është ende shpejtë për të arritur në një konkluzion përfundimtar mbi skenarin e arratisjes.