Ku përfundoi rebelimi i ‘68-ës
Në kuadrin e ndryshimeve të mënyrës së jetesës dhe të të ashtuquajturit revolucioni seksual, viti ‘68 solli edhe dekriminalizimin e homoseksualitetit në Britaninë e Madhe. Lëvizjet e homoseksualëve, të shoqëruara me demonstrata, kërkonin dhënien fund të legjislacionit, që ishte kundër tyre. Po në atë kohë nisi organizimi i Marshimeve të Krenarisë, sipas shembullit të përpjekjeve afro-amerikane për të drejta të barabarta me të bardhët. Ishte një kohë kur të gjitha lëvizjet morën shembull dhe mësuan nga njëra-tjetra. Lëvizjet për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të drejtat e homoseksualëve, frytet e të cilave sot janë shumë të dukshme, nisën me protesta nëpër rrugë, me përleshje me forcat e rendit, të cilat në atë kohë pretendonin se ishin përfshirë në "luftën kundër horrorit". Historia e rrallë përsërit vetveten, por jehonat e ngjarjeve të ndryshme nuk shuhen kollaj. Një dhjetëvjeçar para shpërthimit të Revolucionit Francez, Volteri tha se "historia është tufa me gënjeshtra, për të cilën kemi rënë dakord". Për sa i përket debatit për vitin 1968, ai u rigjallërua së fundmi nga Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili gjatë një fjalimi në zgjedhjet presidenciale të vitit që shkoi deklaroi se fitorja e tij do t‘i vinte gozhdën e fundit arkivolit të ‘68-ës. Reagimi i disa filozofëve francezë ndaj një shprehjeje të tillë ishte krahasimi i thënies së Presidentit të ri me ato të përfaqësuesve të Republikës së Burbonëve të vitit 1915 dhe marshallit Petan gjatë luftës. Edhe ata kishin folur për gozhda dhe arkivole. "Maji i vitit 1968 na imponoi të gjithëve relativizmin moral dhe intelektual. Trashëgimtarët e majit të vitit ‘68 imponuan idenë se nuk kishte më dallim mes të mirës dhe të keqes, të vërtetës dhe të rremes, të bukurës dhe të shëmtuarës. Trashëgimia e majit të vitit 1968 futi cinizmin në shoqëri dhe në politikë". Ai madje e fajësoi trashëgiminë e vitit në fjalë edhe për gjithë frymën e lakmisë dhe pangopësisë të praktikave të biznesit të sotëm. Sipas këtyre fjalëve, brezi i viteve ‘60 mbahet përgjegjës për skandalet e mëdha financiare dhe dështimet e turpshme të korporatave gjigande si "Enron", "Conrad Black", për krizën e kredive dhe atë ekonomike që po përjeton gjithë sistemi financiar botëror, për aventurën fatkeqe të bankës britanike "Northen Rock", politikanët e korruptuar kudo në botë, për diktaturën e "tregut të lirë" e shumë bëma të tjera të kohës sonë. Lufta kundër luftës së Vietnamit zgjati 10 vjet. Në vitin 2003, njerëzit dolën sërish në rrugë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje më të shumtë në numër se në rastin e Vietnamit, për të ndaluar një tjetër luftë, atë të Irakut. Por gjithçka përfundoi pa asnjë rezultat. Turma e kishte humbur vrullin dhe këmbënguljen e brezit të Vietnamit dhe kjo tregoi edhe njëherë se kohët kishin ndryshuar së bashku me numrin e viteve dhe se ‘68 si frymë dhe si ideal kishte mbetur pas. Po a ishin ëndrrat dhe shpresat e 1968-ës të gjitha fantazi të çmendura? Apo mos vallë historia e pamëshirshme ia shtypi kokën egërsisht "krijesës" që pritej të lindte nga mbarsja e gjithë revoltës dhe protestave të një bote të tërë? Revolucionarët: anarkistët utopikë, trockistët e të gjitha llojeve, maoistët e të gjitha ngjyrave, synonin të kishin të gjithë pyllin, ndërsa liberalë dhe socialdemokratët ishin të fiksuar pas disa pemëve. Synimi i pyllit, paralajmëronin ata, ishte një pamundësi. Ai ishte tepër i madh dhe i pamundur për t‘u identifikuar, përmirësuar dhe për t‘u shndërruar në fund të fundit në karrigen, apo orendinë e dëshiruar. Nga ana tjetër ka ende njerëz të cilët si në atë kohë, ashtu edhe në kohët e sotme, besojnë dhe janë të bindur se njerëzit nuk duhet të maten nga pasuritë që kanë, por nga aftësia që kanë për të transformuar për mirë jetën e tyre dhe jetën e të tjerëve, si dhe nga ndihma e vëmendja që u kushtojnë të varfërve dhe personave që nuk kanë privilegjet e duhura. Sot ka ende nga ata që besojnë se ekonomia duhej dhe duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të mbronte interesat e shumicës dhe të begatonte shumicën, jo një grusht njerëzish të privilegjuar, që e kanë të lehtë sot të luajnë me fatet e popujve dhe të planetit pa u hyrë ferra në këmbë. Të tilla mendime kishte edhe një pjesë e madhe e brezit të vitit ‘68. Sa u thanë më sipër mund të tingëllojnë sot si fjali utopike. Përmbysja e komunizmit në vitin 1989 krijoi bazën për një marrëveshje të re sociale. Hyrja e kapitalit privat u shndërrua në një normë për të gjitha vendet që dikur kishin një realitet të ndryshëm ekonomik. Një pjesë e madhe e atyre që dikur shpresonin për një të ardhme më të mirë thjesht u dorëzuan. Të tjerët bënë të tyren frazën: "Nëse nuk ndryshon, nuk fiton". Për sa i përket inteligjencës franceze, e cila që nga periudha e Iluminizmit e shndërroi Parisin në një qytet eksperimental, ajo sot ndodhet në pozicione të tërhequra, po ashtu edhe studentët e shtresat e tjera të shoqërisë, të asaj shoqërie që dikur doli në barrikada për të kërkuar ndryshimin.
(vijon nga numri i kaluar)
Viti ‘68
"Maj 1968" është emri që u është dhënë protestave dhe grevës së përgjithshme në Francë, që rrezikoi seriozisht rënien e qeverisë së De Gaulle. Për shumëkënd, këto protesta u konsideruan si një rast i mirë për të "shkundur" shoqërinë e vjetër në shumë aspekte: politike por edhe morale. Gjithçka nisi me grevat studentore në universitetet dhe licetë e Parisit e më pas situata u rëndua pas ndërhyrjes së policisë. Shumë shpejt studentëve iu bashkuan edhe punëtorët që e çuan vendin në grevë të përgjithshme. Situata ishte e rëndë për disa kohë, por gjithçka u qetësua më pas. Punëtorët iu rikthyen punë dhe studentët shkollës dhe në zgjedhjet e radhës Partia Goliste, e kërcënuar keqas nga revoltat, doli më e fortë se kurrë. Edhe pse, për sa u përket protestuesve francezë, ngjarjet e majit të vitit 1968 mund të konsiderohen si një dështim politik, jehona që patën ishte shumë e madhe. Në Francë konsiderohet si momenti që bëri zëvendësimin e moralit konservator me atë liberal, që dominon shoqërinë franceze sot. Sigurisht që ky zëvendësim nuk ndodhi brenda ditëve të një muaji të vetëm, por termi "Maji ‘68" përdoret për të treguar momentin e ndryshimit të vlerave, veçanërisht të aspektit të tyre më idealist.