"Një grua nga Kina"
Në vitin 1949 në romanin "Një grua e zemëruar", Pearl Buck rrëfente historinë e dashurisë mes skllaves Bettina dhe Tomit. Një histori e shoqëruar me pasione dhe zhgënjime, të cilat e bëjnë Bettinën të ikë larg dhe të mendojë se kurrë më nuk do të besojë te një burrë. Tre vjet më vonë në romanin "Lulet e fshehura". Buck tregon mënyrën sesi e përjeton një familje japoneze dashurinë e vajzës së saj me një ushtar amerikan. Ndërsa media ishte ende në diskutimet rreth pasojave që kishte lënë Lufta e Dytë Botërore, Pearl Buck, shkrimtarja amerikane e vlerësuar me çmimin "Nobel" në vitin 1938, nga apartamenti i saj në Pensilvani, rrëfente në libra dashuritë e pamundura. "A ishte Buck një vetmitare? Ishte pyetja që kritika ngrinte pas çdo romani të hedhur në treg nga brunja Buck. Por shkrimtarja që kishte lënë pas një të kaluar plot drama, e shihte Pensilvaninë ku ndante jetën me bashkëshortin e saj të dytë, si oazin ku mund të ndërtonte tashmë gjithë letërsinë që për vite e kishte mbajtur në mendje. Nga ajo tavolinë e thjeshtë, bri bibliotekës së madhe personazhet lindin vetë të trishtë dhe dashuritë merrnin jetë vetë në atë formë, sado që ajo kërkonte t‘u jepte pak më shumë fat, sidomos femrave. Por ngjarjet rridhnin gjithnjë jo në anën e tyre. Dhe Bruck nuk kishte ç‘të bënte tjetër, përveçse t‘u vendoste emra dhe një imazh të bukur. Letërsia nuk ishte rastësi në jetën e Pearl Buck. Ajo kujton se gjithnjë e kishte dashur të shkruarin dhe kjo ishte mënyra e vetme kur ndihej plotësisht e çliruar. As kohërat e dashurive të mëdha në jetën e saj, ajo nuk kishte ndjerë atë fuqi, që ja jepte një fletore dhe një stilolaps. Po cila është jeta e Pearl S. Buck? Ajo lindi në Hillsboro, afër Virxhinias. Rininë e saj e kaloi në Kinë. Buck mësoi të fliste gjuhën kineze para se të mësonte anglishten, gjuhën me të cilën më pas do të shkruante libra. Prindërit e saj ishin misionarë. Babai Absalom Sydenstricker ishte përkthyesi i biblës në gjuhën kineze nga greqishtja. Ndërsa e ëma Caroline Stulting, para se të lindte Pearl ishte një grua që i pëlqenin udhëtimet dhe leximi. Jeta e Buck në Kinë nuk qe gjithnjë e bukur. Familjes iu desh të përballej shpesh kur ajo ishte vetëm një fëmijë, me lëvizjet politike në vend që sillnin gjendje jo të mirë te populli. Pas edukimit që mori nga një mësuese private, Buck shkoi në Shanghai ku bëri shkollën e mesme. Për një vit ajo do të punonte në një institut ku rehabilitoheshin femrat që kishin mundur t‘i shpëtonin prostitucionit. Studimet e larta ajo do t‘i bënte në SHBA në një kolegj femrash në Virxhinia ku studion Psikologji. Pas diplomimit në vitin 1914, ajo u kthye në Kinë për të punuar si mësuese. Për dy vjet rresht ajo do të lejë gjithçka duke u kujdesur për të ëmën, e cila ishte e sëmurë. Buck u martua me Dr. John Lossing Buck, një ekspert i agrokulturës tepër i përkushtuar ndaj punës. Në vitet 1917-1921, Kina përjetoi periudhën e një rebelimi për të pasur më shumë liri. Në vitin 1924, ajo kthehet sërish në SHBA ku nis të mësojë më mirë gjuhën dhe letërsinë amerikane. Buck u kthye në Kinë në vitin 1927. Gjatë luftës civile ajo u evakuua bashkë me familjen në Japoni dhe nuk u kthye më kurrë në Kinë. Në vitin 1935 ajo divorcohet nga i shoqi dhe martohet me botuesin Richard Walsh me të cilin vendosen për të jetuar në Pensilvani. Si shkrimtare, Buck nisi të bëhet e njohur me novelën "Era e lindjes", e cila u vlerësua menjëherë nga kritika. Gjatë atyre viteve ajo shkruan një rrëfim autobiografik të cilin e titullon "Po ju flet një grua nga Kina", që e boton në një prej gazetave më të njohura të kohës. Novela tjetër "Toka e dashur" do të shitej menjëherë në të gjitha libraritë në vitin 1931. Në vitin 1936, Buck u bë anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Artit dhe Letërsisë. Në vitin 1938, ajo u bë shkrimtarja e tretë amerikane e vlerësuar me çmimin "Nobel" pas shkrimtarëve Sinclair Lewis dhe Eugene O‘Neill.
Pas marrjes së çmimit "Nobel" bashkë me të shoqin Walsh, ajo do të drejtonte një organizatë humanitare, duke shërbyer kryesisht në Azi dhe në SHBA. Pas revolucionit komunist në Kinë, Buck nuk besonte shumë në ndryshim. Ajo u kthye në një aktiviste të denjë në mbrojtje të fëmijëve të braktisur. Buck birësoi nëntë fëmijë. Këta fëmijë që mbushën jetën e nobelistes nuk mundën asnjëherë t‘ia hiqnin trishtimin për të bijën, e cila që në moshën katër vjeçe jetoi një sëmundje të rëndë mendore. "Fëmijët që nuk rriten kurrë" është romani që ajo botoi në vitin 1950, një libër kushtuar së bijës. Jeta e shkrimtares nuk do të ishte e qetë. Pikërisht atëherë kur mendonte se gjithçka po shkonte mirë me librat e saj ajo humb të shoqin. Walsh vdiq nga një atak në zemër. Vite pas kësaj humbjeje Buck do të ketë një lidhje me Ted Harris, një mësues kërcimi. Buck thoshte se dashuria gjithnjë e "kishte zhgënjyer" dhe pse pas çdo ndarjeje ajo e kishte kërkuar sërish atë. Ndoshta ky është fakti pse librat e saj kanë gjithnjë zgjedhje fatale, dhe pse ndihen aq shumë. Buck vdiq më 6 mars të vitit 1973, në Vermont. Gjithë letërsia që ajo la pas menaxhohet nga fondacioni që mban emrin e saj. "Nuk ndiej nevojë për ndonjë besim tjetër veç besimit që kam në qeniet njerëzore", tha Buck në vitin 1939. "Si Confuci dikur unë jam aq shumë i përfshirë nga mrekullia e tokës dhe e jetës, saqë nuk mund të mendoj për qiellin dhe engjëjt. Nëse nuk ka jetë tjetër, atëherë kjo që kam ia vlen plotësisht që kam lindur si qenie njerëzore", ka thënë ajo.