Ku punon opozita?

Opozita e Edi Ramës hesht si fija e barit, sa herë ndërkombëtarët bëjnë apel për t’iu bashkuar reformave, pasi ajo “është në punë” veç kur bëhet fjalë për të penguar aspiratat e Shqipërisë. Opozita “punoi” shumë kundër vizave, po punon kundër statusit të kandidatit, por është pushim kur është fjala për t’u paraqitur në parlament, apo për të dorëzuar zyrat e institucioneve tek pasardhësit. Pas lodhjes së gjatë me aferat e korrupsionit në bashki, tani opozita s’është në punë, por po planifikon pushime sheikësh, sa të vijë sezoni i ri i shpifjeve, në shtator
Opozita shqiptare të paktën prej dy ditësh ka gjithë kohën në dispozicion për “tu gjendur në punë”. Themi “të paktën prej dy ditësh”, sepse po kaq kohë ka kaluar, që vetë Edi Rama, i është kthyer opozitës “full time”. Për aq kohë sa vetë Edi Rama tashmë gjendet “full time” në opozitë, pritshmëria është që vetë opozita të heqë dorë nga të bërit opozitë të tipit “parte time”.
Të kuptohemi, në përgjigje të pyetjes së mundshme “ku punon opozita?”, për aq kohë sa puna e saj ka qenë “parte time”, ajo (opozita) ka qenë aktive veç se ku ka qenë puna, që me “punën” e saj, të pengojë reformat... Veç në këto sektorë ajo “është gjendur në punë”.
Gjasat, janë, pas paralajmërimeve të vetë Edi Ramës, pak ditë para zyrtarizmit të kalimit të tij “full time” në opozitë, që vetë opozita, ta ngrejë nivelin e punës së saj anti-reforma, nga niveli “parte time” në “full time”. Për këtë, paralajmërimin e ka dhënë vetë Edi Rama, kur ka kushtëzuar bërjen pjesë të reformave, me ndryshimet në Kushtetutë.
Kjo “punë aktive” anti-reforma e opozitës, e tillë ka qenë edhe në anën e kundërt.
Për aq kohë, sa puna opozitare “parte time” e Edi Ramës, ka qenë aktive në sektorët anti-reforma, po aq aktive ka qenë kjo punë për sektorët e korrupsionit, sigurisht për aq kohë, sa ai kishte dhe drejtonte bashkinë. Duke e ngritur në institucion korrupsionin në bashki, duhet pohuar e pranuar se e njëjta “frymë”, ka mbizotëruar e mbizotëron ende, në njësitë vendore, drejtuesit e të cilave, nuk patin fatin e Edi Ramës, që të humbisnin drejtimin e tyre.
“Puna aktive” e Edi Ramës, nga njëra anë në sektorët anti-reformë dhe nga ana tjetër në sektorët e korrupsionit, ka edhe anë tjetër të medaljes, atë të të mospunuarit, kur është fjala për të paraqitur nisma ligjvënëse, apo..., apo..., në një mënyrë më të përgjithshme, për të mirën e Shqipërisë... Historia e dy viteve të fundit është e mbushur me “punëra” të Edi Ramës anti-reformave, kur ish-kryeopozitari ngatërronte dhe bënte njësh, protestat anti-NATO me protestat në ditë përkujtimore vdekjes aksidentale dhe të rëndomtë të Kosta Trebickës..., apo..., apo..., kur nëpërmjet Valentina Leskajt, në prag të heqjes së vizave për shqiptarët, kërcënonte me sajesa e shpifje, në qendër të të cilave qëndronte “pushtimi” i Europës me një milionë shqiptarë...
S’ke çfarë i bën...!
Sipas standardit të Edi Ramës, ai e quan veten se është në punë, veçse kur shpif... Pra, ai e quan shpifjen punë...
Por i gjithë ky dyzim i opozitës shqiptare, ka edhe një anë tjetër, të pandryshueshme. Pas gjithë këtyre palo-punëve, opozita e majtë e punëtore, vetëm për një gjë ka qenë stoike dhe e palëkundur. Ajo, për asnjë çast nuk ka hequr dorë nga pushimet alla-sheike, për të cilat tregohen dhjetëra histori... e ku historitë e kryetarit tani krejt opozitar “full time”, e krejt të papunë janë më pikantet..., që fillojnë me “servilin” e dhëmbëve e dhëmballëve e deri në pushimet përrallore, i veshur apo lakuriq, në Sharm El Sheik.