Ku shtrihet trualli më i fortë dhe më i dobët për t i rezistuar tërmeteve
Autori i Lajmit: red.
Kur dikush planifikon të blejë një apartament në Tiranë, mendon shumë gjëra: çmimin, kubaturën, rifiniturat, vendndodhjen...Dhe kur ka parasysh vendndodhjen, ka parasysh pikërisht se sa më afër qendrës, aq më mirë është. Preferencat e shfaqura deri tani nga tregu tregojnë “dashurinë” më të madhe për blloqe pallatesh dhe rrugë brenda unazës dhe shtrenjtësia e apartamenteve varet shumë prej vendndodhjes. Por njerëzit ndërsa interesohen kaq shumë për zhvillimet mbi tokë (pra, a është afër institucioneve qendrore, parqeve, qendrave të tjera shtëpia), nuk mendojnë për zhvillimet nëntokësore. Shkurt: Nuk dinë se sa i mirë është trualli ku do të blejnë shtëpinë. Këtë gjë askush nuk ua ka thënë. Ndërtuesit nga ana e tyre nuk ofrojnë çmime të diferencuara nga ky aspekt. Ata vetë nuk e ofrojnë si kriter vlerësues në çmim. Por specialisti i sizmologjisë, prof.dr. Shyqyri Aliaj tregon se trualli nuk ka të njëjtën siguri. Trualli më i mirë për të ndërtuar është ai që shtrihet nga qendra drejt lagjjes së Dibranëve. Këtu toka ka më tepër garanci nga tërmetet. Truall i fortë për ndërtime është edhe ai në Rrugën e Barrikadave. Trualli nga qendra drejt stacionit të Trenit gjithashtu nuk është i keq, ndërsa më pak e sigurt është zona në drejtim të qytetit studenti. “Pjesa jugore e Tiranës, nga Ura e Lanës drejt Korpusit (Universitetit Politeknik, e gjithë kjo zonë është më e dobëta për ndërtime,- tregon sizmologu. -Por kjo nuk është gjithçka. Pjesa tjetër është konstruksioni i godinës. Nëse ai ndërtohet duke iu përshtatur shtresave të tokës dhe për të përballuar intensitetin sizmik, atëherë godina është e qëndrueshme dhe nuk do të paloset nga tërmeti”.
Specialisti thekson se, pa vlerën e rrezikut sizmik nga thellësia deri në sipërfaqe, nuk duhet projektuar e ndërtuar.
Anomalitë burokratike/ Instituti i Sizmiologjisë pezulloi për disa vjet studimet
Për studimet sizmologjike nuk ka zyra private. Ato bëhen në shtet, por kjo nuk i ka eliminuar problemet.
Kur është fjala për studimet gjeologjike, mënyrën se si ato janë kryer dhe parametrat profesionalë të personave të licencuar për këtë punë, hidhet dyshimi i studimeve fiktive dhe lejeve false të marra në këtë rast. Specialistët argumentojnë se këto studime që bëjnë zyrat private, duhet të mbrohen patjetër në Shërbimin Gjeologjik shtetëror sepse vetëm kështu, duke pasur edhe një oponencë të tyre, merret garanci për cilësinë dhe vërtetësinë e studimeve të kryera. Por, kur është fjala për studimet sizmologjike, tashmë jemi në një terren tjetër të problemit. Këtu nuk ka licenca, nuk ka zyra private dhe i vetmi institucion që bën studimet sizomologjike është ai shtetëror. Atëherë, a janë dhënë lejet e ndërtimit mbi bazën e studimeve sizmologjike të sakta? Për fat të keq rezulton ndryshe: Studimet sizmologjike kanë qenë më të anashkaluara dhe për disa vite ato kanë qenë të bllokuara për arsye burokratike siç janë vonesat në daljen e vendimeve dhe në përcaktimin e tarifave. Ana tjetër e madaljes është se studimet sizmologjike, edhe kur nisën të bëhen, nuk janë verifikuar rast pas rasti. Specialisti Shyqyri Aliaj hedh dyshimin se një studimi sizmologjik i kryer për një shesh ndërtimi, të jetë falsifikuar në faqen e parë të tij për t u përdorur edhe për sheshe të tjera ndërtimi. Për këtë arsye, ai thekson nevojën e verifikimit të këtyre studimeve, të ballafaqimit me Institutin e Sizmologjisë se për cilat raste ka ndërmarrë studime. Në bazë të vendimit të urbanistikës (atij që është ende në fuqi), ish-Instituti i Sizmiologjisë, që tani është integruar si departament në Institutin e Gjeo-Shkencave bën këto studime dhe firmat e ndërtimit janë të detyruara që t i kërkojnë.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008