“Qeveria e Berishës nuk është Qeveria e bollëkut, por e trokllëkut”
Autori i Lajmit: red.
Komuna Golem e Durrësit ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të diskutuar për problemet e bujqësisë. Kryesocialisti u shpreh se gjatë këtyre takimeve po përpunohet alternativa e re socialiste për fshatin, duke mbledhur të gjitha mendimet nga njerëzit, të cilët janë kontributorët realë të këtij programi. “Kjo Qeveri, Qeveria e Sali Berishës, që flet për bollëkun, është qeveria e trokllëkut dhe ai nuk është Sali Bollëku, por është Sali trokllëku, sepse janë trokë familjet shqiptare që duan të jetojnë me punë të ndershme dhe veçanërisht familjet shqiptare në periferitë urbane e në fshat, të cilat nuk arrijnë dot të jetojnë, por vetëm mbijetojnë dhe mbijetesën e garantojnë falë ndihmës që u vjen nga bijtë e bijat që janë në emigracion”, - tha Rama. Sipas tij, Berisha ka tradhtuar ato familje që duan të jetojnë me punë të ndershme, qoftë sepse këtë punë shpeshherë nuk e kanë dhe këtë të drejtë shpeshherë nuk e kanë, qoftë edhe sepse kur e ka të drejtën për të jetuar me punë të ndershme vetëm mbijetojnë, pasi puna e ndershme shpeshherë nuk arrin t u japë njerëzve këtu në këtë vend atë që u duhet për të jetuar kryelartë me dinjitet dhe pa borxhe. Sipas Ramës, Berisha nuk ka nevojë për gënjeshtra të reja. “Ju keni nevojë për zgjidhje. Ju nuk keni nevojë për premtime të reja që nuk mbahen. Ju nuk keni nevojë më për një Kryeministër dhe për ministra që tallen me ju, që ju tregojnë se çfarë hovi të madh ka marrë turizmi, se çfarë hovi të madh ka marrë bujqësia, se çfarë zhvillimi të madh ka marrë Shqipëria, ndërkohë që realiteti është shumë i hidhur”, - tha ai. Kryesocialisti pohoi se programi i ri i PS-së për bujqësinë po ndërtohet, jo vetëm në diskutime të gjera me bujq e fermerë në mbarë vendin, por për hartimin e tij po ndihmojnë dhe ekspertë të huaj të suksesshëm në vendet e tyre në këtë sektor.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008