Kualifikimi shkencor, prioritet për zhvillimin e arsimit
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi dje një takim me një përfaqësi të institutit shkencor të pavarur mbarëkombëtar “ALB-Shkenca”, që synon të mbështesë zhvillimin dhe forcimin e shkencës shqiptare, të kërkimit shkencor dhe të sistemit të edukimit universitar dhe pasuniversitar. Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e përgatitjes së kualifikuar shkencore dhe të kërkimit shkencor për përparimin e mëtejshëm të arsimit dhe shkencës në vendin tonë. Ai theksoi nevojën e sinkronizimit të nismave dhe iniciativave të tilla, si edhe rolin e rëndësishëm që luan shteti, veçanërisht Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Topi shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit të Presidentit për shkencën dhe përfaqësuesit e saj në të gjitha fushat. Përfaqësia e institutit “ALB-Shkenca”, e përbërë nga shkencëtarë të fushave të ndryshme, shumica e të cilëve jetojnë dhe punojnë jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në vende të tjera si në SHBA, Gjermani, Austri, Spanjë, Holandë, etj., e njohu Kreun e Shtetit me veprimtarinë e vet shkencore dhe akademike në përgjithësi, si dhe në veçanti me mbajtjen e takimit të sivjetshëm ndërkombëtar në Tiranë, tema kryesore e së cilit ishte “Shkenca në shërbim të shoqërisë shqiptare”.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008