Vlora kthehet në port kontenierësh
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Projekti parashikon ndërtimin e një terminali me kapacitet prej më shumë se 3 milionë kontenierë në vit. Ai do të shërbejë si një port transit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar gjithashtu hyrje efikase për në det për komunitetin lokal”
Konsorciumi anglo-zviceran “Zumaks AG”, paraqet projektin e ndërtimit të një terminali kontenierësh për mallrat në qytetin e Vlorës. Bashkë me portin është planifikuar të zhvillohet edhe një park industrial “Zonë e Lirë”. Bëhet fjalë për një investim në vlerën e 1.2 miliard eurove. Pojekti synon që nëpërmjet këtij porti ta shndërrojë Vlorën në pikë të rëndësishme transiti për import-eksportin e mallrave në rajon. Në paraqitjen e këtij projekti ishte i pranishëm dhe kryeministri Sali Berisha, i cili pohoi se tashmë Vlora do të shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme të Mesdheut, ndërsa zona industriale do ta shndërrojë Vlorën në një nga gjeneratorët më të mëdhenj të zhvillimit të Shqipërisë. Kryeministri Berisha, duke e cilësuar këtë projekt si ndër më të mëdhenjtë që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, garantoi se qeveria që ai drejton do të ndërmarrë çdo lloj vendimi dhe do të bëjë çdo lloj përpjekjeje për të lehtësuar dhe mundësuar suksesin e plotë të kompanisë. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të konsorciumit, Berisha tha se “ju keni vendosur të bëni këtë investim të madh në një kohë kur vendet e rajonit janë angazhuar thellësisht për bashkëpunim të ngushtë dhe të gjjthanshëm”.
Deklarata
“Vlora për pozicionin e saj gjeografik, ujërat e saj të thella, njerëzit e saj punëtorë, e meriton këtë projekt me bindjen më të thellë se kjo do të jetë një histori e madhe suksesi”, - tha Berisha. Duke garantuar drejtuesit e kompanisë për lehtësimin e punës së tyre, Kryeministri tha se ata kanë zgjedhur drejt jo vetëm vendin, por edhe kohën për realizimin e këtij projekti. Berisha theksoi se vendet e këtij rajoni, pak vite më parë konfliktual, janë sot vende që eksportojnë siguri. Më tej ai vlerësoi se përzgjedhja e Shqipërisë për realizimin e këtij projekti është një zgjedhje e mençur nga ana e kompanisë, pasi Shqipëria, pavarësisht se një vend i vogël në hartë, paraqet potenciale të mëdha për investime në rezervat hidrike, ato minerare dhe në turizëm. “Përzgjedhja e Shqipërisë në këtë kohë është një vendim shumë i mençur nga ana juaj dhe e ekipit tuaj. Ky vend është i vogël në hartë, por është vend me potenciale shumë të mëdha. Është njëri nga vendet me pasuri ujore për t`u shfrytëzuar ndër më të mëdhatë. Është njëri nga vendet me rezerva minerale të përmasave të një rëndësie më të madhe se sa rajonale, të përmasave botërore. Është njëri nga vendet me potencial shumë të madh turistik. Sërish dua të theksoj këtu se të tre këto potenciale të mëdha nuk janë ende në nivelin ku ato do të jenë. Industria minerare shqiptare akoma nuk ka peshën e saj që meriton në ekonominë e vendit. Rezervat e mëdha ujore, energjetike janë në një fillim të madh shfrytëzimi”, - tha ai. Kryeministri theksoi se liberalizimi i ekonomisë ka qenë një nga faktorët kryesorë që kanë bërë të mundur këto arritje. Sipas tij, në këto tre vjet po bëhet përpjekja më e madhe për një infrastrukturë moderne në Shqipëri. Berisha premtoi se brenda një afati të shkurtër do të shkojë në Vlorë autostrada me katër korsi, e domosdoshme, ndërsa garantoi se Qeveria do të marrë të gjitha masat në funksion të portit dhe zonës suaj të lirë, të përshtasë të gjithë infrastrukturën hekurudhore, rrugore për të lehtësuar sa më shumë transportin. “Pak vite më parë një gazetar britanik më pyeti në do të bëhet Shqipëria “Tajvani” i Evropës. Përgjigjja ishte jo. Shqipëria do të bëhet shqiponja e Evropës. Së bashku do t`ia arrijmë”,- tha ai.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008