Kualifikohen pese skuadra ne Europa League
Edhe pesë skuadra të tjera siguruan kualifikimin në turin tjetër të Europa League. Bëhet fjalë për Shalken, Lokomotivën e Moskës, Sporting Lisbonën, Stouk Sitin dhe Atletik Bilbaon. Skuadra gjermane fitoi në grupin J ndaj Steauas së Bukureshtit 2-1, me golin vendimtar të shënuar nga Raul Gonzales në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Shalke arriti në kuotën e 11 pikëve, 5 pikë para Makabi Haifas që humbi 2-1 në Qipro ndaj AEK-ut të Larnakës. Për vendin e dytë në grup do të vendosin ndeshjet e fundit, të datës 14 dhjetor, Makabi-Shalke dhe Steaua-AEK.
Në grupin K, Visla e Krakovit i la vetes shpresë për kualifikim me fitoren 2-1 në Danimarkë ndaj Odenses, ndërsa Tvente siguroi vendin e parë në grup me fitoren 1-0 në Holandë ndaj Fulhamit. Në minutën e fundit erdhi goli I Jankos dhe kartoni I kuq për Xhonsonin e miqve. Ndeshjet e fundit janë Visla-Tvente dhe Fulham-Odense. Fulham është një pikë para Vislës.
Në grupin L, gjithçka ishte vendosur që më parë për Anderlehtin që ishte I kualifikuar, por kalimin e turit e siguroi edhe Lokomotiv e Moskës. Belgët fituan 2-1 në Athinë ndaj AEK-ut vendas me dy gola shënuar nga Zhile, ndërsa rusët mposhtën në Moskë Shturmin e Gracit, 3-1.
Në Grupin D, Sportingu bën detyrën përballë Zyrihut: fiton 2-0 dhe kualifikohet me 12 pikë. Zhgënjen Lacio, që në Europë nuk shfaq potencialin e plotë dhe tashmë rrezikon ti japë lamtumirën kupave të Europës. Italianët, në radhët e të cilëve u aktivizua gjatë gjithë lojës kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nuk arritën më tepër se barazimi 0-0 në Rumani përballë Vasluit. Tashmë bardhkaltërit duhet të mposhtin Sportingun në takimin e fundit dhe të shpresojnë që Zyrihu do të fitojë.
Në Grupin E, Stouk Siti kënaqet me barazimin 1-1 përballë Dinamos së Kievit dhe kualifikohet me 11 pikë. Në ndeshjen tjetër, Beshiktash fiton “in extremis” 3-2 në fushën e Makabi Tel Aviv dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Turqve u nevojitet vetëm një pikë në takimin e fundit me Stouk.
Në Grupin F Atletik Bilbao mposht 2-1 Slovan Bratislavën me golat e Markos dhe Susaetas dhe “pret” biletën e fundit të mbrëmjes. PSG dorëzohet me shifrat 2-0 në fushën e Salcburgut dhe rrezikon eliminimin. Francezëve nuk u kanë mjaftuar milionat e pronarëve të rinj, e për të vazhduar më tej, ata duhet të mposhtin Atletikon dhe të shpresojnë që Sllovan do të frenojë Salcburgun.