E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuarezma ëndërron Realin e Madridit

Rikardo Kuarezma, i cilësuar nga të gjithë si pasardhësi i Figos në kombëtaren portugeze, duket se po interesohet për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit. Këtë e ka treguar mbrojtësi i madrilenëve, Pepe, i cili ka zbuluar interesimin e bashkëkombësit të tij. "Kuarezma ka cilësi për të luajtur kudo dhe Porto nuk mundet t‘i mbajë të gjithë kampionët që ka. Shpresoj që ata të marrin vendimin e duhur për të ardhmen e Kuarezmës", u shpreh mbrojtësi portugez, i cili kaloi nga Porto te Reali gjatë merkatos së verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›