Lampard te Barça për 6 milionë euro
Menaxherit Stiv Kantër, i cili kujdeset për interesat e Frenk Lampard, ka bërë të ditur se në verë lojtari mund të blihet për 6 milionë euro nga klubet e interesuara. Neni 17 i FIFA-s mund t‘i hapë rrugën largimit të mesfushorit nga Çelsi, edhe sepse palët nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Barcelona duket klubi më i interesuar për Lampard, me të cilin do të përforconin mesfushën. Gjithsesi, katalanët duhet të mposhtin konkurrencën e italianëve të Juventusit.