Kubanët në "pritje" të Fidelit
Pas vdekjes se diktatorit veri-korean, Kim Jong-il, amerikano-kubanet dhe disidentët në Kubë pyesin veten se kur do të vijë dita që edhe ata të lexojnë nekrologjinë e Fidel Castros.
Për 52 vjet, mërgimtaret kubanë dhe përkrahësit e demokracisë e kane pritur vdekjen e tij, me shpresën se do te rrezonte regjimin komunist, një pritshmëri e zbehur nga lajmi i caktimit te vëllait Raul ne krye të vendit, në vitin 2006.
Sot në Korenë e Veriut, realitetet e qeverisë totalitare kalojnë përmes lidhjeve te gjakut, duke përjashtuar çdo mundësi për rend demokratik.
Padyshim, dy regjimet janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, thotë blogerja disidente Yoani Sanchez, mjaft e njohur jashtë kufijve kubanë.