Kuçovë, 19-vjeçar plagos 2 shokët
KUÇOVE - Qëllon me thikë dy të rinj pas grindjes, shpallet në kërkim 19-vjeçari. Ngjarja ndodhi në fshatin Perondi, mbrëmjen e së dielës.
Sipas policisë, Eljon Shurdha, 23 vjeç, Fordjal Kondi 22 vjeç dhe Fabjol Godo, 19 vjeç ishin të ulur në një lokal kur ka nisur sherri. Ndonëse kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, grindja ka precipituar në përleshjen fizike. Dy të rinjtë kanë qëlluar me grushte Godon, por ky i fundit i ka sulmuar papritur me një thikë që mbante me vete. Ata kanë pësuar plagë të rënda në trup, duke u transportuar nga dëshmitarët e ngjarjes në spitalin e Beratit. Menjëherë pasi ka parë ata të gjakosur, Godo është larguar nga vendngjarja. Ai u shpall në kërkim nga policia menjëherë pas zbardhjes së skenës së plagosjes dhe prej së dielës po vazhdojnë kontrollet për kapjen e tij. Sipas burimeve të policisë, sherri ka nisur në çastin kur po pinin në lokal. d.xh