Sigurimet, brenda vitit shitet kompania shtetërore INSIG
Deri në fund të muajit nëntor qeveria ka planifikuar që të mbyllë procesin e privatizimit të shoqërisë së sigurimeve INSIG.
Prej një muaji qeveria ka shpallur njoftimin e saj te "Financial Times" për të gjitha kompanitë që janë të interesuara të blejnë aksionet e INSIG-ut. Muajin e ardhshëm është parashikuar që të mbyllet faza e parë e shprehjes së interesit dhe më pas do të jetë faza e dytë. Në këtë fazë qeveria ka planifikuar që t'u japë kohën e mjaftueshme kompanive të interesuara që të përgatisin dhe të japin ofertën e tyre financiare. Kompania KPMG, kompani audituese, po kryen edhe procesin e vlerësimit të aseteve kompanisë INSIG. Në një prononcim për mediat të dhënë pak kohë më parë, zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu ka thënë se, pasi KPMG-ja të kryejë vlerësimin e kompanisë, do të jetë Këshilli i Ministrave, i cili në bazë të çmimit të dalë nga vlerësimi do të përcaktojë dhe një nivel minimal dhe maksimal, që do të shërbejë si bazë për hapjen e tenderit për privatizimin e kësaj kompanie. Aktualisht qeveria ka bërë njoftimin publik për shprehjen e interesit në "Financial Times", dhe brenda datës 20 gusht pritet të shikohet se çfarë interesi ka për privatizimin kësaj kompanie. Ndërsa në fund të gushtit do të bëhet edhe njoftimi publik i kompanive, që plotësojnë kushtet për të vazhduar më tej konkurrimin dhe për të paraqitur ofertën përfundimtare për blerjen e INSIG-ut. "Parashikojmë që brenda këtij viti, në muajin nëntor, maksimumi në fund të dhjetorit të mbyllet kontrata e shitjes", ka deklaruar për mediat zëvendësministri Shehu. Sipas tij, menjëherë me të zgjedhur fituesit, fillohet negocimi i kontratës dhe nuk ka më procedura të tjera, siç janë për privatizimet e tjera, që marrin miratimin e Këshillit të Ministrave. Ndërkaq qeveria ka planifikuar që paratë që do të arkëtohen nga privatizimi i kësaj kompanie të përdoren për investime, por kryesisht për rrugë dhe për Durrës-Kukës.