Në protestë 300 naftëtarët e reformës, dy muaj pa rroga
Më shumë se 300 naftëtarë të nxjerrë pa punë nga reforma e "Albpetrol"-it u ngritën sërish në protestë.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Ata kërkojnë marrjen e pagës, që u takon pas daljes nga puna. Sipas ligjit, pas daljes në asistencë atyre u është premtuar pagesa deri në 2 vjet më vonë, por dhe pse kanë kaluar dy muaj nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Në radhë me orë të tëra ata kanë ditë që presin, duke u endur në sportelin e vetëm të hapur me këtë rast dhe për më tepër në temperatura të larta. "Kemi kohë që presim dhe nuk na japin lekët. Mirë që na hoqën nga puna pa marrë parasysh më asnjë kriter, por nuk po na japin paratë që na takojnë. Këtu në sportel thonë që janë gati që në çdo moment të nisin shpërndarjen, por ende nuk janë zhbllokuar lekët nga thesari. Ku dimë ne për procedura ligjore kur halli nuk na pret", thotë Novruz Çepele nga Roskoveci. Pasi kanë kërkuar shpjegim nga sportelistët ata i janë drejtuar prefekturës së Fierit. Një përfaqësi e naftëtarëve ka takuar prefektin, duke i kërkuar që t'u krijohen lehtësira në marrjen e parave, pasi janë të papunë dhe ato i kanë të vetmet burim të ardhurash. Nga ana e tij, prefekti u ka siguruar se paratë që u takojnë do t'i marrin, por problem mbetet vetëm procedura që kërkon kohë. "Kjo nuk zgjidhet vetëm me protesta apo me rrëmujë. Ne do të marrim masa për të shpërndarë në kohë lekët tuaja", deklaroi prefekti Shahin Bejdaj. Vetë naftëtarët, pjesa dërrmuese e të cilëve me arsim të lartë, janë njoftuar mëngjesin e djeshëm se paratë e tyre do të vonohen pak, por nuk u është komunikuar bllokimi i shpërndarjes për mungesën e shumës së parave. Një tjetër problem që ata kanë shprehur është ai i taksës mbi rrogën. "Merrja në xhep 31 mijë lekë kur isha në punë. Na thanë që kjo shumë nuk do të ndryshojë me daljen në asistencë, të paktën si fillim, por në bordero unë kam parë vetëm 23 mijë lekë. Pyeta dhe më thanë që është ndalesë për taksën e sheshtë. Po na persekutojnë dhe tani që na hoqën fare nga puna. Kjo është absurde. Thonë rrogë e plotë dhe pastaj na japin lëmoshë, neve që kemi mbajtur gjallë industrinë e naftës me duart dhe mendjen tonë", u shpreh Alfred Laco, një tjetër i reformuar i kompanisë "Albpetrol". Rreth 1100 naftëtarë do të largohen nga kjo kompani, ndërsa 600 të tjerë nga "Armo", si pasojë e reformës. Atyre iu premtua që pas shkurtimit nga puna do të trajtoheshin me pagë të plotë për dy vjet dhe më pas do të përllogaritej masa që u takonte në varësi të vjetërsisë, por deri tani asnjë nga këto premtime nuk ka rezultuar të jetë frytdhënëse.