Llalla: Gati të hetojmë financimin e partive
Kryeinspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive tregohet i gatshëm që të investigojë përveç pasurive të zyrtarëve edhe çështjen e financimit të subjekteve politike. Në një intervistë për "Shqip", ai rrëfehet për detyrën e re dhe sfidat që presin institucionin e tij. "Inspektorati i Lartë, nga ana e tij, ofrohet për ta marrë si përgjegjësi, duke pasur parasysh që ka resurset dhe kapacitetet e duhura administrative dhe njerëzore, si dhe aftësitë profesionale të duhura për t‘u angazhuar në këtë proces", thotë Llalla. Teksa premton një mandat "agresiv", ai sqaron se rastet e fundit të dërguara në Prokurori, raste të cilat janë bërë publike, dëshmojnë qartë strategjinë që do të ndjekë Inspektorati i Lartë për vitin 2009.
Zoti Llalla, deri para pak kohësh emri juaj njihej vetëm në rrethet e drejtësisë. Si erdhi kandidimi për postin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe cila është eksperienca juaj profesionale?
Kandidimi dhe më pas zgjedhja ime në funksionin e inspektorit të Përgjithshëm erdhi sipas procedurave të përcaktuara në ligj, ku njëri nga kandidatët e propozuar nga Presidenti, zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ndërmjet dy kandidaturave, për një mandat 5-vjeçar. Kuvendi në seancën e tij plenare të datës 9.10.2008 votoi kandidaturën time si inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë. Zgjedhja ime në këtë funksion mbart me vete shumë detyra dhe përgjegjësi, të cilat nuk preferoj thjesht t‘i rendis, por t‘i përmbush gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Funksioni që unë ushtroj ka shumë ngjashmëri me detyrën që unë kam ushtruar më përpara, atë të prokurorit, duke parë që të dy këto funksione kanë në fokus të tyre hetimin, në rastin konkret atë administrativ. Mendoj që kjo eksperiencë profesionale, disavjeçare, do të jetë në harmoni dhe funksion të plotë të funksionit tim aktual, duke i shërbyer përmbushjes së objektivave, perceptimin dhe prioriteteve të mia.
Cilat janë disa nga prioritetet tuaja si inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë dhe si mendoni t‘i realizoni këto objektiva?
Inspektorati i Lartë është krijuar si një institucion i pavarur, asnjanës, transparent dhe mbajtja e një standardi të tillë do të jetë një ndër prioritetet e mia. Gjatë këtyre pak muajve të zgjedhjes sime në këtë funksion jam munduar të sjell risi për të cilat jam i bindur se do të japin rezultatet e tyre shumë shpejt. Jemi në periudhën në të cilën të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë përmbushin detyrimin e tyre ligjor në dorëzimin e deklaratës së interesave private. Duke parë rëndësinë e këtij procesi, këtë vit u miratua modeli i ri i deklaratës së interesave private që konsiston në saktësimin e detyrimit për deklarim të interesave private dhe burimin e krijimit të tyre, për fëmijët madhorë jashtë certifikatës familjare të subjekteve të ligjit nr.9049, dt.10.4.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë"dhe ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", detyrim i cili nuk është aplikuar deri më tani, duke synuar në këtë mënyrë shmangien e regjistrimit në emër të fëmijëve jashtë certifikatës familjare, të pasurive të fituara në mënyrë të dyshimtë nga zyrtari, si edhe shmangien e përfitimit të padrejtë të kësaj kategorie personash të lidhur me zyrtarin.
Një tjetër risi që sjell ky formular është jo vetëm evidentimi, parandalimi, shmangia e konfliktit të interesave, por edhe vendosja e sanksioneve përkatëse në rastet e mosrespektimit të kërkesave ligjore. Në këtë pikëpamje dhe në përputhje më të plotë me dispozitat ligjore, në formularin e ri të deklarimit të interesave private, është vendosur një hapësirë e caktuar për gjeneralitetet e personave të lidhur me zyrtarin (bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es) për të cilët ligji parashikon kufizime të posaçme ashtu si dhe për zyrtarët subjekt deklarimi. Nëpërmjet krijimit të kësaj baze të dhënash, Inspektorati i Lartë do të zotërojë informacion më të plotë mbi personat e lidhur me zyrtarin, çka do të forcojë më tej mekanizmat e hetimit administrativ për evidentimin dhe shmangien e konfliktit të interesave të vazhdueshëm dhe rast pas rasti.
Inspektorati i Lartë synon t‘i vijë në ndihmë zyrtarëve gjatë procesit të plotësimit të deklaratës së interesave private dhe për këtë arsye, të mërkurën organizon një takim me temë: "Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe masat ndëshkuese në parandalimin e konfliktit të interesave dhe luftës kundër korrupsionit" me autoritetet përgjegjëse të institucioneve qendrore, ku do të ofrohet asistencë në plotësimin e deklaratës së interesave private. Në këtë takim pune kemi ftuar dhe anëtarë të Komisionit të Ligjeve, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, me qëllim jo vetëm demonstrimin e procesit të deklarimit, por dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Shpesh dëgjohet të hidhen akuza për llogari bankare të zyrtarëve të ndryshëm në disa vende të botës. Si i konsideroni këto deklarime dhe cili është roli i institucionit tuaj?
Inspektorati i Lartë është institucion i pavarur, por me rol aktiv në veprimtarinë e tij institucionale, çka do të thotë që vepron në përputhje me ligjin, por dhe me iniciativë të tij. Sipas dispozitave ligjore, ILDKP-ja ushtron kontroll të plotë kur ka të dhëna nga burime të ligjshme, por jo vetëm, që vënë në dyshim vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmban një deklaratë e interesave private të një zyrtari, të dhëna nga media, të dhëna apo ankesa nga publiku etj. Për çdo informacion të ardhur veprohet sipas procedurave të parashikuara në ligj, përfshirë këtu dhe informacionin për llogaritë bankare të të zgjedhurve apo të nëpunësve publikë. Në raste të tilla kemi bashkëpunim të ngushtë me organet të specializuara të auditit dhe me struktura të tjera përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Roli aktiv i ILDKP-së është i dukshëm edhe në 5 rastet e fundit të kallëzimeve penale dërguar në organin e akuzës, raste të cilat u përkasin funksionarëve të nivelit të lartë drejtues, si ambasadorë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit dhe të nivelit të mesëm drejtues, si punonjës të tatim-taksave apo të doganës, duke shprehur qartë në këtë mënyrë prioritetin dhe angazhimin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit. Për të gjithë rastet e dërguara në prokurori, Inspektorati i Lartë, në zbatim të ligjit, ka dërguar njoftimet përkatëse në institucionet eprore të secilit subjekt deklarimi.
Një rast tjetër që tregon rolin aktiv të inspektoratit është dhe propozimi ynë për nismë ligjore me objekt: "Për një ndryshim në nenin 257/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë". Ky hap ndërmerret me qëllim rritjen e efektivitetit të punës së këtij institucioni në verifikimin dhe hetimin administrativ ku synohen masa ndëshkuese edhe për personat e lidhur me zyrtarët që mbartin detyrimin për deklarim sipas ligjit, në rastet kur këta të fundit refuzojnë të deklarojnë ose fshehin pasurinë që kanë të regjistruar në emrin e tyre. Gjithashtu, Inspektorati i Lartë është i gatshëm dhe i hapur për të përballuar sfida të reja, siç mund të jetë edhe kontrolli i financimit të partive politike. Inspektorati i Lartë, nga ana e tij, ofrohet për ta marrë si përgjegjësi, duke pasur parasysh që ka resurset dhe kapacitetet e duhura administrative dhe njerëzore, si dhe aftësitë profesionale të duhura për t‘u angazhuar në këtë proces.
Roli aktiv i Inspektoratit të Lartë është i dukshëm dhe në marrëdhëniet korrekte që ne kemi me organet e auditit dhe institucione të tjera të specializuara, përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. Jemi munduar që marrëveshjet e mirëkuptimit me këto institucione të konkretizohen në organizimin e takimeve të punës me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe për raste konkrete ku më pas është proceduar sipas legjislacionit në fuqi.
Ǒmund të na thoni për rastet e fundit të dërguara në organin e akuzës? Kjo do të thotë një "dorë e fortë" në krye të Inspektoratit të Lartë?
Rastet e fundit të dërguara në prokurori, raste të cilat janë bërë publike, dëshmojnë qartë strategjinë që do të ndjekë Inspektorati i Lartë për vitin 2009, atë të denoncimit të çdo shkeljeje ligjore, abuzimit, pasurimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike, të refuzimit për deklarim, të fshehjes, mosdeklarimit apo deklarimit të rremë. Rastet e fundit që i kanë kaluar organit të akuzës vërtetojnë rolin aktiv, kontrollues dhe denoncues që do të ndërmarrë ILDKP-ja. Më shumë se një "dorë e fortë" do e quaja zbatim me korrektësi të ligjit. Çdo nismë e marrë, çdo veprim i kryer, çdo risi e sjellë do të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, me qëllim ruajtjen e integritetit të figurës së zyrtarit, rritjen e transparencës, parandalimin e rasteve të abuzimit me pushtetin shtetëror dhe forcimit të besimit të publikut tek institucionet e administratës publike.