E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëton nga fostoksina pas grindjes me të dashurin

Vetëhelmimi


Korçë- Vetëhelmohet 30- vjeçarja, dyshohet se është grindur me të dashurin. Një vajzë nga fshati Rëmbec në rrethin e Korçës ka tentuar të vdesë duke përdorur fotoksinë për tu helmuar, ndërsa është gjetur në kohë nga prindërit e saj, të cilët i kanë shpëtuar jetën me transportin e shpejtë drejt siptalit të Korçës. Duke iu referuar burimeve të policisë së Korçës mësohet se Arjana Bajrami pas një grindjeje në telefon me të dashurin e saj mëngjesin e të shtunës, ka vendosur t'i japë fund jetës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8.30 të mëngjesit të kësaj dite. Pa menduar për pasojat dhe në kushtet e një depresioni, shenjat e të cilit janë shfaqur prej kohësh, 30- vjeçarja Bajrami ka konsumuar një sasi të konsiderueshme fotoksine. Kanë qënë të afërmit e saj dhe konkretisht prindërit të cilët e kanë gjetur vajzën pa ndjenja duke qënë në grahmat e fundit të jetës. Menjëherë pa e menduar se çfarë kishte ndodhur ata e kanë rrëmbyer duke e transportuar drejt spitalit të Korçës, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e mjekëve i ka shpëtuar jetën të resë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›