Shkodër, 4 të plagosur në aksident
SHKODER – Katër të plagosur ka qenë bilanci i orëve të para të mëngjesit të djeshëm, si rezultat i përplasjes së një autoveture me një motoçikletë.
Ka qenë ora 01:00 e së mërkurës kur në lagjen “3 Heronjtë”, të qytetit të Shkodrës, në rrugën kryesore në afërsi të ish-Degës së Brendshme ndodhi përplasja e motorit “Yamaha”, me targë MA 146 A, drejtuar nga Pjetër Demaj në të cilën ndodheshin tre persona me një veturë “Benz” me targa SH 0349 C, drejtuar nga shtetasi Adem Alija. Si pasojë e kësaj përplasjeje u lënduan: Pjetër Demaj, 54 vjeç dhe Sonila Demaj, 9 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës, si dhe babai i të miturës, 45-vjeçari Nikoll Demaj, i cili për shkak të plagëve të marra në trup është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë. Policia shoqëroi drejtuesin e veturës, për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. r.d