E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimet, reagon biznesi fierak

 

FIER – Ndërprerjet e energjisë të nisura prej 3 ditësh nga OSSH në Fier kanë bërë të reagojë ashpër biznesi vendas. Ndonëse janë cilësuar në kuadër të remonteve që do të kryhen, biznesmenët e quajnë jashtë logjike vendimin për t’i lënë deri në 9 orë pa drita. “Në rast se do të vazhdojë e njëjta situatë, ne rrënohemi plotësisht sepse me gjeneratorë nuk e përballojmë dot koston. Por dhe të punojmë natën na duhet të paguajmë punëtorët me 150-200% dhe as kjo mënyrë nuk na leverdis se dalim me humbje”. Këto reagime kanë ardhur nga biznesi i madh, por krizën e energjisë elektrike e kanë ndier edhe bizneset e vogla. Shumë tregtarë të vegjël pohojnë, se mungesa e dritave u ka sjellë probleme te produktet ushqimore që kanë nevojë për ambientet frigoriferike. Më shumë se 9 orë shkon mungesa e energjisë elektrike në qytet dhe 10-12 orë në fshatra.           m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›