E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, Ina Rama: Ndihmojmë vetëm Hagën

 

TIRANE – Kryeprokurorja Ina Rama, thotë se Shqipëria do të ndihmojë vetëm hetimet e Gjykatës të Hagës për Krimet e Luftës në hetimin e pretendimeve për trafik organesh, në rast se kjo çështje rihapet. Një ditë pas takimit me Kryeprokurorin serb të Krimeve të Luftës, Vladimir Vukçeviç, duke iu referuar disa mediave në Tiranë, Ministrja serbe e Drejtësisë Snezhana Maloviç deklaroi dje, se Prokurorja e Përgjithshme shqiptare nuk ka refuzuar kërkesën serbe për të hetuar trafikun e pretenduar të organeve. Por “Asociated Press” citonte dje Kryeprokuroren Ina Rama, e cila është shprehur se Shqipëria do të ndihmonte vetëm prokurorët e Gjykatës të Hagës për Krime të Luftës, nëse ky rast do të rihapej nga kjo gjykatë. Prokuroria serbe për Krime Lufte ka hapur menjëherë hetimet e saj pas publikimit të librit “Gjuetia” nga ish-kryeprokurorja e Hagës Karla del Ponte, e cila pretendon për trafik organesh në zonën e Matit me ushtarët serbë që silleshin nga Kosova. Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë deklaroi pas takimit të Ina Ramës me prokurorin serb, se kjo çështje është hetuar nga akuza shqiptare, së bashku me 14 hetues të Gjykatës së Hagës në vitin 2005 dhe dyshimet që janë hedhur nuk kanë rezultuar të vërteta. Prej disa ditësh, kryeprokurori serb për krimet e luftës ndodhet në Tiranë bashkë me zëvendësin e tij për pretendimet e ngritura nga Del Ponte, që janë konsideruar shpifje nga banorët e zonës së Matit, ku pretendohet të ketë qenë klinika.                 tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›