Reformimi i imunitetit Topi-Sequi: Partite vullnet ta realizojne
TIRANE-Reformimi i imunitetit është një proces që duhet parë si sfidë nga të gjitha partitë parlamentare pasi kerkohet vullnet i perbashket per ta realizuar. Korrupsioni duhet të luftohet në të gjitha nivelet pa përjashtim, nuk duhet të shërbejë si mburojë. Këto kanë qënë deklarata e ngjashme që Presidenti Bamir Topi dhe ambasadori Ettore Sequi bënë sot në tryezën për reformimin e imunitetit të organizuar nga ERALIUS.
Sipas kreut të shtetit politika duhet të lërë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të gjejë gjuhën e përbashkët në mënyrë që mos të ngadalësohen diskutimet për reforminin e imuniteteve. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që nëpërmjet komisioneve parlamentare të fillojë nga puna me propozimet për këtë proces.
“Gjithë ky proces duhet parë si një sfidë e përbashkët e të gjitha partive parlamentare dhe kërkohet një vullnet i përbashkët për ta realizuar. Duhet gjuha e përbashkët për të evituar që mosmarrëveshjet politike të ngadalësojnë apo pengojnë reformimin eimuniteteve. Kuvendi nëpërmjet Komisionit të Ligjeve të fillojë menjëherë nga puna në dritën e reformave kushtetuese në këtë drejtim dhe në bazë të rekomandimeve të paraqitura të propozojë ndryshimet e nevojshme për reformimin e imuniteteve në Shqipëri”.
Presidenti Topi gjithashtu ka theksuar se vendi ka nevojë urgjente reformimin e imunitetit, jo vetëm si domosdoshmëri në kuadër të procesit të integrimit, por që barazia para ligjit të mos jetë vetëm parim i vënë në Kushtetutë.
“Politikanë, gjyqtarë e zyratrë të lartë ndjehen të pakapshëm ndaj forcës së ligjit, nga imuniteti. Imuniteti është kthyer në korracë mbrojtëse të paparëgjegjshmërisë dhe korrupsionit. Zyrtarë të lartë shpesh e kanë përdorur imunitetin si mburojë ndaj hetimit dhe ndjekjes penale nga shkeljet e kryera prej tyre. Është e qartë për të gjithë se zhvillimet e shoqërisë e bëjnë të nevojshme reforminin e sistemit të imunitetit”.
Sipas Topit, sot vendi ka nevojë për më shumë retorikë komunikimi sepse sfidat europiane tha ai, kërkojnë përkushtim dhe respekt.
“Sot Shqipëria ka nevojë për më shumë etike komunikimi, për më tepër dialog, bashkëpunim, ngrohtësi dhe respekt për njëri-tjetrin se sfida europiane kërkon punë përkushtim seriozitet dhe bashkëpunim”
Sequi
Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi në këtë konferencë për reformim të imunitetit deklaroi se imuniteti do të thotë që zyrtarët të kenë lirinë e tyre, por edhe të japin llogari. Sequi apeloi se ky proces kërkon bashkëpunim politik.
"Imuniteti do të thotë se zyrtarë dhe gjyqtarë mbajnë dhe liritë e tyre për të funksionuar të pavarur, por edhe të japin llogari kur ka shkelje. Të luftohet korrupsioni të në gjitha nivelet.
Dua të theksoj se kjo është punë thelbësore që ka nevojë për të gjitha forcat politike. Sidomos në fushat e studimit të ligjit dhe në një kontenst të tillë duhet konsultim. Kam besim se diskutimet e sotme do e cojnë për para procesin e reformave.", tha ambasadori.
Sipas tij reformimi i gjyqësorit duhet të bëhet përpara anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Shqipëria ka nevojë që të ketë një ecuri bindëse për të përmushur kërkesat për anëtarësim dhe të tregojë që vendi ka institucione që mund të mbrojë të drejtat themelore të njeriut” ka shtuar Sequi.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Reformimi i imunitetit Topi-Sequi: Partite vullnet ta realizojne