"Kujdes me mbrojtjen e të dhënave personale"
OSBE dhe Komisioni Evropian i tërheqin vëmendjen shtetit shqiptar në drejtim të ruajtjes së të dhënave personale të shtetasve. Brenda kuadrit të projektit financuar nga BE me 2.5 milionë euro, "Asistencë teknike për qeverinë shqiptare mbi modernizimin e regjistrit civil dhe sistemit të adresave", u mbajt dje një konferencë e mbrojtjes së të dhënave personale. Ky takim shënoi edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Ditën e Mbrojtjes së të dhënave dhe shërbeu për të futur institucionin e ri të pavarur në ngarkim të mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave do të sigurojë se e drejta për t‘u informuar, pasja akses, si dhe detyrimet e konfidencialitetit dhe të sigurisë të procedimit të të dhënave të respektohen. "Çështja e të dhënave personale është e një rëndësie të jashtëzakonshme për vendet që aspirojnë të aderojnë siç ndërmjet gjërash të tjera të zgjerojnë qeverisjen e mirë dhe respektin për të drejtat e njeriut, duke mbrojtur jetët e njerëzve nga abuzimet, si dhe të sigurojnë se të dhënat sensitive dhe informacioni personal nuk mund te jepen pa leje", theksoi Aneil Singh, shefi i seksionit operacional në delegacionin e Komisionit Evropian. Ambasadori Robert Bosch, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, theksoi fort se vendosja e këtij institucioni është vitalisht i rëndësishëm për Shqipërinë se mbrojtja e të dhënave është një e drejtë e njeriut bazike dhe zbatimi i plotë i kësaj të drejte është një çështje kryesore për prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Kreu i njësisë së mbrojtjes së të dhënave në Këshillin e Evropës, Sophie Meudal-Leenders, kishte kënaqësinë të raportonte se "Dita e Mbrojtjes së të Dhënave, krijuar nga Këshilli i Evropës për të rritur ndërgjegjësimin për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale është duke marrë rrugë me vendosmëri, me evenimente të organizuara në më shumë se 30 vende evropiane, institucione të BE-së, si dhe në SHBA, Kanada e Meksikë". Ajo tha se Këshilli i Evropës do të vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare në lidhje me një funksionim optimal të institucionit të pavarur në mbrojtjen e të dhënave personale dhe është në përputhje me standardet evropiane.