E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujt i intereson një Sistem Shëndetësor Publik, ende në kolaps?

Nga Pirro PRIFTI
Për Shërbimin shëndetësor ambulator (megjithë disa përmirësime të pjesshme) dhe atë  në Spitale, është folur mjaft aq sa për shkak të mosrealizimit të objektivave nga individët e emëruar në drejtim - tashmë pacienti, komuniteti, dhe popullsia në përgjithësi është jo vetëm e zhgënjyer  por po kërkon më kot se kush mund të jetë shkaktari apo shkaktarët e kësaj gjendjeje të rëndë dhe se si mund të dilet nga kjo gjendje. Është viti i 19 pas fillimit të demokracisë në Shqipërinë e vuajtur nga drejtimi i  nomeklaturës së kuqe (që me rotacion ja kalon pushtetin nga dora e majtë në të djathtën dhe anasjelltas) që Shëndetësia vazhdon të mbetet një nga fushat më të prapambetura dhe më të korruptuara të shtetit, dhe kjo prapambetje vazhdon të ndihet në radhë të parë në katër aspekte kryesore të cilat asnjë ndërrim pushteti nuk e ka rregulluar dhe as e ka patur në prioritetin e saj:
1- Përmirësimin e shërbimit publik ndaj pacientit akut dhe kronik (kujtoni egzaminimet&analizat mjekësore ambulatore), të cilat bëhen tek privatet (harxhohen ambulatorisht nga pacientët rreth 2 milion euro në vit për analiza ambulatore)!
2- Përmirësimin e profilaksisë së popullatës (duke e rimbursuar këtë veprim) në disa drejtimë si: profilaksia ndaj TBC ( Fluoroskopi, Mantu, dhënie mjekimi për profilaksi, vaksina BCG), Hepatitit B (Vaksinim punonjësve të shëndetësisë dhe grupeve të prekshme), HIV/AIDS, Depistimet një herë në vit për Kancerin e gjirit&pap test, dhe  depistimet për PSA tek meshkujt, kujdesin ndaj vaksinimeve obligative, rimbursimin e egzaminimeve tek pacientët që bëjnë analiza ambulatorisht dhe që paguajnë taksën e shëndetit. Kjo mund të kërkojë rreth 5 milion euro të zbatohet.
3- Reformën e thellë në Spitale duke krijuar Bordet Drejtuese të Spitaleve, krijimin e legjislacionit përkatës,  futjen e tyre nën skemën e rimbursimit, dhe largimin e mjekëve drejtues dhe jo drejtues me konflikte interesi. Kjo kërkon riformulimin e buxhetit prej 90 milion euro që harxhojnë spitalet.
4- Përmirësimin e Shërbimit të Emergjencave, rimbursimin total të tyre, krijimin për çdo Spital rajonal të një fushë për ngritje  dhe zbritje helikopteri, krijimin e një Spitali të Emergjencave Patologji&Trauma&Kirurgji në Tiranë dhe futjen në çdo qendër emergjence të Mjekëve specialistë përkatës. Kjo kërkon rreth 10 milion euro të zbatohet.
Problemet janë aq të shumta sa njerëzit e administratës së shëndetësisë qofshin ato qendrore qofshin ato të Qarkut që merren me këto probleme, mbyten çdo ditë nga pyetjet dhe kërkesat pa zgjidhje që dalin në çdo hap të punës së tyre, sepse deri më sot ka dy ose tre Strategji për përmirësimin e sistemit shëndetësor (një nga Koalicioni i majtë dhe një nga i djathti-komplet ndryshe nga njëra tjetra, të financuara nga BB ose nga ndonjë tjetër organizmë ndërkombëtare), ka dhjetëra politika të çuditshme, kontradiktore dhe shpesh të pazbatueshme shëndetësore që kërkojnë zbatim nga politikanët së bashku me stafin e tyre që  drejtojnë  dhe kanë drejtuar përkohësisht gjatë këtyre 19 viteve, ka disa Programe partiake sidomos nga Koalicioni i djathtë nëpërmjet KOP-it (i cili praktikisht dështoi për spitalet), por dhe i majti është realizuar nga një staf demode me mentalitet komunist (i cili me sa shihet nuk do që në të të hyjnë profesionistë sepse u prishet rehatia), ka dhe individë mjekë, specialistë, grupe individësh mjeke specialistë, institucione shëndetësore  që mezi presin të përfitojnë ndonjë lek nga shitja e firmës së tyre, dhe grupe farmaceutike të cilat kanë bërë dhe janë duke bërë presion  vite me radhë që të futin në tregun shqiptar produkte farmaceutike, në të shumtën e rasteve jo cilësore.
Gjendja vazhdon të mbetet e rëndë por për të gjitha  palët mbeten vetëm tek konstatimet, sepse për fat të keq në asnjë rast dhe nga asnjë parti ose koalicion partiak nuk është vënë prioritet në programet e tyre, përmirësimi dhe reformimi i sistemit shëndetësor në drejtim të forcimit të sistemit shëndetësor publik dhe përmirësimit të legjislacionit për mjekësinë private. Praktikisht në Shqipëri po lulëzon një përzierje antiligjore e biznesit shëndetësor privat me atë publik ku i dëmtuari mbetet si gjithnjë publiku dhe pacienti i varfër.
Sistemi shëndetësor privat është i nevojshëm por ai praktikisht po lulëzon si grami në grurë, dhe in dëmtuari mbetet pacienti ambulator, apo pacienti që shtrohet në spital.
Parazitizmi i biznesit shëndetësor privat në kurriz të atij publik qëndron në këto fakte:
Së pari se një pjesë e mjekëve që paguhen nga shteti punojnë në biznesin mjekësor privat qoftë brenda orarit të punës qoftë jashtë orarit të punës.
Së dyti një pjesë e drejtuesve të institucioneve publike punojnë, ose drejtojnë ose interesohen për të përfituar, dhe nga biznesi privat duke dëmtuar me dashje apo pa dashje sistemin shëndetësor publik. Më e keqja është se për një kohë të gjatë këta individë që dikush i quan dhe Profesorati i korruptuar, kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë, sikurse vazhdojnë të planifikojnë se si të ndajnë postet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme duke ndikuar me emrin e tyre, me fjalën e tyre (tashmë të krejtësisht në dëm të sistemit publik) tek politikanët,  të cilëve u intereson të kenë pranë dikë që ka emër në popull por që vazhdon p.sh, të ketë konflikt ligjor të pastër interesi (me atë popull që këta emra po e rrjepin), por që nuk u intereson të venë në prioritetet e programeve të tyre reformën në sistemin shëndetësor, që nuk u intereson të venë në drejtim të programeve të tyre elektorale për shëndetësinë profesionistë dhe njerëz që kanë haber nga manaxhimi, administrimi, që nuk u intereson kur, pasi marrin pushtetin, vendosin këshilltarë ose njerëz që nuk kanë lidhje me shëndetësinë ose militantë të rrugës, ose të huaj që kërkojnë 10 fishin e pagesës. Rëndësi për këta politikanë ka përfitimi material.
-Së treti biznesi shëndetësor privat përfiton nga huazimi i mjekëve të spitaleve publike me eksperience dhe i paguan një pjesë pak, edhe sepse pagat e mjekëve në sistemin shëndetësor publik është e ulet dhe vërtitet nga 25.000 lekë -70.000 lekë tek drejtuesit e institucioneve shtetërore; kështu që atyre i intereson që të mos preokupohen e të mos zbatojnë rregulloret  dhe udhëzimet e MSH.
Megjithatë, kosto e shërbimit privat (shërbim i cili në këto raste duhej të jepej nga shteti) rëndon tek pacienti.
-Së katërti individët që janë të dy punësuar qoftë legalisht qoftë fshehurazi (përfshi dhe infermierë) nuk mirëmbajnë aparaturat e institucioneve publike, drejtuesit nuk interesohen të vendosin një fond për mirëmbajtjen e tyre, shefat e reparteve mbyllin njërin sy kur ata ikin nga puna, shërbimi i kontrollit në spitale është -zero.
Një nga mangësitë e Strategjisë për reformën në sistemin shëndetësor ka qëndruar dhe në mungesën e inkurajimit të atyre bizneseve mjekësore private të cilat shteti akoma nuk mund tua japë pacientëve të tij, pacientë të cilët paguajnë taksë për shëndetin por nuk marrin disa shërbime shëndetësore për të cilat ata paguajnë. (kujtoni p.sh, egzaminimet) dhe së dyti shteti të lejojë  hapjen e institucioneve private shëndetësore të Rimbursimeve të cilat mund të rigjallërojnë si biznesin e rregullt privat ashtu dhe të sistemojnë sistemin e nëpërkëmbur shëndetësor publik. Mund të përmend edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore qofshin ato publike por dhe ato private të cilat teorikisht duhej të kontrolloheshin nga Urdhri i Mjekut&Infermierit (akoma nuk ka përmirësim të legjislacionit për këtë rast), Urdhër i cili duhej të kishte nën juridiksionin e tij edhe Sektorin e kontrollit të cilësisë dhe të të ashtuquajturit akreditimit të mjekut dhe Infermierit përkatësisht. Ky sektor punon veçmas, por në fakt Ligji për Urdhrin e mjekut  e përfshin brenda tij. Rëndësi ka të funksionojë në dobi të mjekëve dhe të infermjerëve e të bëhet kontrollues,  pengues, dhe marrjen e masave për individë  në rastin e rënies së cilësisë në  shërbimin ku ata punojnë. Në këtë rast një pjesë e reformës në shëndetësi do t`i përkiste dhe reformimit të këtij Urdhri i cili në vendet Anglo-fonëse ka pamjen e Shoqatës së Mjek

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›