Teliti: Shtyrja e hetimit për "Durrës-Kukës", politike
Dy nga të pandehurit e dosjes "Durrës-Kukës", veçanërisht për financimet që janë kryer në ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, Armand Teliti dhe Andi Toma, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës dhe Gjykatën e Lartë prokurorin e çështjes, duke u ankuar për shtyrjen e afateve hetimore edhe për një muaj tjetër.
Zyrtarët u kërkojnë gjykatësve që brenda 10 ditëve të refuzojnë vendimin e prokurorit të çështjes, Arben Kraja, me pretendimin se prokuroria po i zvarrit hetimet për motive politike.
"Prokuroria nuk ka bërë asnjë akt procedural dhe tani kërkon edhe ta shtyjë një muaj procesin. Kjo është antiligjore dhe e pandershme. Prokuroria e hapi këtë çështje politikisht dhe po e shtyn afatin e hetimeve drejt periudhës së fushatës elektorale", u shpreh Teliti, zëvendësministër i Transporteve, gjatë kohës që u firmos ndërtimi i rrugës. Teliti, sot drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile dhe Andi Toma, ish-drejtori Juridik në këtë ministri, akuzohen për shpërdorim detyre. "I jam drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe Gjykatës së Lartë, në mënyrë që këto hetime të ndërpriten dhe çështja të marrë zgjidhje", u shpreh Teliti.
Në një kohë kur procedimi penal, i regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, daton 9 mars 2007, Prokuroria e Përgjithshme pohon se hetimet janë në prag të përfundimit dhe se së shpejti do të ketë edhe konkluzionet për secilin nga të akuzuarit. Kjo dosje ka emra zyrtarësh të lartë, që nisin nga ish-ministri i Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, Lulzim Basha, ish-zëvendësministri, Armand Teliti, ish-drejtori juridik, Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi.
Ankimi
Kundërshtimi i vendimit të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me zgjatjen e afatit të hetimit të procedimit penal nr.1 të vitit 2007 (Durrës-Kukës) nga data 06.11.2008 deri më datë 06.12.2008 dhe urdhërimin për ndërprerjen dhe përfundimin e tyre.