LSI ne vitin zero
Sot, LSI nuk është as aty ku e nisi. Pas 4 vjetësh nga krijimi, bilanci i saj është po aq i çoroditur, sa idetë dhe motivet politike të kësaj partie. Vrulli i fillimit anti-nanoist vate e shkoi bashkë me Nanon në Vjenë. Vala e dytë e vrullshme nën siglën "Berisha-Rama miq", nuk mund të quhet as motiv, as ide politike, sepse ishte trashanike që në nisje.
Ilir Meta mund të ketë shumë merita, por për të krijuar e drejtuar parti të vërtetë politike nuk di. Trajektorja e LSI-së në këto vite ka ndjekur thjesht një kurbë inatçore, që në fakt nuk e ka çuar gjëkundi, përkundrazi e ka kthyer në një vit të trishtë sot, që mund të quhet me plot gojën viti zero. Aleanca dhe prishje të tyre të menjëhershme, përfitim i një grushti votash dhe kthim te shpifjet e sharjet ndaj liderit të PS-së, pastaj gëlltitje të tyre kur janë rilidhur, akuza sërish kur janë zgjidhur.
Ky bilanc nuk flet për një formacion politik serioz, që ka ide dhe program të qartë politik. Dhe akoma më qesharake bëhet kjo panoramë po t‘i shtosh dhe grevën e habitshme të urisë, që pataksi botën. Në cilin vend është parë e dëgjuar, që vetë deputetët, ndryshe ligjbërësit, të hyjnë në një grevë pse nuk u pëlqen një ligj, kur kanë pranuar të hyjnë në një sallë Parlamenti, sipas kushtit elementar të demokracisë, që ligjet miratohen ose rrëzohen me shumicë votash.
Ngjyrosja mediatike, pas grevës, ishte akoma më gajasëse, kur titujt e analizave shkruanin për fitore të bujshme të LSI-së apo Ilir Metës. Në fakt, në një grevë urie, sado absurde të jetë ajo, hyhet me qëllimin për të realizuar kushtet për të cilat ke hyrë, ose për t‘u flijuar. Largqoftë nuk ndodhi kjo e dyta, po ama as e para nuk ndodhi. Në mes të kësaj çoroditjeje totale hyjmë në vitin 2009 dhe lajmet nga kampi "LSI" janë vetëm të karakterit xhuvelist.
Me votat e Partisë Socialiste në këshillat bashkiakë të rretheve, përfshirë dhe kryeqytetin, LSI-ja po bashkëpunon me PD-në, duke përmbysur buxhetin e këtyre rretheve. Në fakt, kanë harruar faktorin bazë dhe kryesor: elektoratin, i cili ka votuar kryesisht PS-në dhe të majtën në përgjithësi dhe që pret buxhetin t‘i miratohet, sado jo perfekt qoftë ai. LSI-ja po tregon sot se është gati të lërë fëmijët pa ngrohje nëpër shkolla dhe qytetarët pa nevojat jetësore vetëm e vetëm për inatet politike. Kjo nuk bën asgjë më shumë, veçse të përforcon bindjen pse ishte domosdoshmëri një Kod Zgjedhor i ri, ku secili të dalë të provojë veten dhe pas zgjedhjeve le t‘i përdorë si të dojë votat e fituara.
Xhuvelizmi dhe presioni politik i tipit "Ndoka" ishin lajtmotivi kryesor i këtij katërvjeçari, por që nuk nisi pas zgjedhjeve të vitit 2005. E keni vënë re sa i lumtur dhe në paqe me veten është Ndoka sot, edhe pse pa post. Ai tregon qartë që i ka mbyllur hesapet për sot e mot, me fis e farë, pasi "lopa" e Ministrisë së Shëndetësisë qëlloi vërtet e majme, paçka se shqiptarët shtrohen e lëngojnë ende mbi gazeta nëpër spitale.
Dhe që t‘i kthehemi LSI-së, është fakt tashmë që, ajo dhe opozita nuk janë në një krah sot, por janë përballë njëra-tjetrës, njësoj sikur njëra të ishte në pushtet dhe tjetra në opozitë. Kjo lloj anomalie në dukje për dy parti të të njëjtit spektër, nuk është as çudi, as hata dhe as e para e as e fundit në historinë politike shqiptare të bjerrjes. Po ashtu, sikur përplasjet PSI-LSI nuk janë të reja, por ngjajnë më tepër me një skenar të përsëritur që vjen nga arkiva e parazgjedhjeve lokale të vitit 2006, arkivë që në të vërtetë nuk ka nevojë ta kërkojmë nëpër televizione.
Janë akoma të freskëta në mendjet e njerëzve deklaratat dhe akuzat e bujshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, pak para se të arrihej aleanca mes tyre. Ato ishin akuza të llojit dhe modelit të Berishës, që duhet thënë mban "copy right"-in në këtë lloj politike. Por fill pas aleancës, këto akuza u harruan dhe Edi Rama, përmes gojës së vetë Ilir Metës, ishte një lider karizmatik dhe i duhuri në krye të kampit socialist. Po ashtu, është shpejt për t‘u harruar se fill pas zgjedhjeve lokale, LSI-ja filloi bashkimin e votave me PD-në, jo për çështje madhore, si Kodi Zgjedhor apo integrimi në NATO, po thjesht për një copë kryetar nga ky formacion në krye të këshillave dhe zonave thellësisht socialiste, ku LSI-ja e vetme nuk do mund të fitonte as edhe një votë. Elektorati që votoi koalicionin për hir dhe vetëm të socialistëve e ka gëlltitur zhgënjimin me bukë, kur në krye të këshillit bashkiak të tij, ishte një përfaqësues për të cilin ata nuk votuan. Po kjo është politika e deritanishme në Shqipëri, ku vota është thellësisht e papërfaqësuar.
Tani jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme dhe LSI-ja ka shkuar në pikën zero si një lëvizje në rënie të lirë. Sot, para se të derdhë lumin e akuzave të njohura ndaj PS-së, duhet të na tregojë se cilën nga dy LSI-të të besojmë, atë para se të bënte aleancë me PS-në apo atë pas aleancës. Të jini të sigurt se sikur sot të lidhet një aleancë mes tyre, sërish do dëgjoni nga të njëjtat tribuna, elozhe për Ramën dhe pse duhet votuar për të. Pa zgjidhur këtë problem moral dhe pa u mbushur mendjen njerëzve pse LSI është aq e dëshpëruar nga Kodi Elektoral, nuk ka gjasa që çdo motiv rrethanor kundër PS-së të ngjisë në atë elektorat që ajo synon.
Dhe vini re! Ky nuk është elektorati i zhgënjyer nga Berisha. Kjo lëvizje e përmend në sfond pushtetin aktual, sa për të qenë brenda me kauzën. Në fakt, "armiku" i saj kryesor është PS-ja dhe në të vërtetë kundërshtari kryesor i PS-së në këto zgjedhje është LSI-ja. Por LSI duhet të kuptojë që, është surrealist mendimi se duke sharë Edi Ramën, bëhesh forcë e parë, paçka dëshirës legjitime për të ëndërruar. Si parti e vetëdeklaruar e majtë i binte të ishte në opozitë me pushtetin sot. Por ajo sot është thjesht dhe vetëm kundër Partisë Socialiste, duke harruar se vihet automatikisht kundër elektoratit të kësaj partie dhe nuk bën asgjë më shumë përtej këtij ngërçi ku ka hyrë.
Ilir Meta po tregon që është edhe pa nuhatje politike. Nëse Edi Rama nuk e afron dhe s‘ka përse, duhet të gjejë elektoratin e tij. Në situatën optimiste botërore për një politikë të re, inatet, presionet dhe shpifjet banale i përkasin shekullit të kaluar. Në një situatë shpresëdhënëse në Shqipëri për një politikë të re, opozitën ndryshe nga çdo herë tjetër në historinë e gjatë të tranzicionit, nuk e kemi parë në mitingje me gurë, me armë jo e jo, as nëpër bojkote periodike. Pothuaj për të gjitha nismat me karakter patriotik dhe mbipartiak, ku përfshihen NATO, BE, Kodi, Kartat, çështje të pazgjidhura tash 18 vjet, opozita e Ramës ka dhënë firmën. Jo vetëm e thjesht për të mos u quajtur destruktive, por për të dhënë e krijuar një model tjetër. Askush nuk e di sa do ecë ky variant i ri, zgjedhjet do ta tregojnë.
Por për ata që i duan të mirën këtij vendi, ma do mendja që shpresojnë që kjo politikë të funksionojë, përndryshe do kthehemi aty ku e la Berisha opozitën, që sot për fat të keq është e pasqyruar te LSI-ja. Shkurt, kjo parti me aleancë a pa aleancë me PS-në, duhet të fillojë të përgatitet për zgjedhje, të synojë elektoratin e saj, edhe duke ia marrë PS-së, po qe e zonja. Por në një luftë të pastër politike dhe me integritet për t‘u ngritur të paktën deri tek emri i saj. Deri më tani, veçse po rrënon edhe atë pak gjë që ngriti qysh nga krijimi dhe nesër fajin nuk do ta ketë Kodi i ri Zgjedhor. I cili, në fakt shpresojmë të na shpëtojë njëherë e mirë nga "ndotat" dhe qokat.