Përmet, një nudo në vend të pikturës së Enver Hoxhës
Në hyrjen e vetme të qytetit të Përmetit, përmes urës së Vjosës, është e pashmangshme përballja me një kompleks arkitekturor: një lulishte rrethore qarkuar nga një mur guri, dy shkallare gjysmë rrethore dhe një fasadë ku urohet mirëseardhja. Të shënuara me të kuqe, dallohen qartë fjalët "Mirë se vini, Welcome". Krah tyre qëndrojnë disa harta orientuese për vizitorët. Dikur në këtë fasadë ishte vendosur një pikturë e madhe murale e Enver Hoxhës hipur mbi kalë duke marshuar nëpërmjet Odriçanit për të mbërritur në sallën e Kongresit të Përmetit. Një vepër e piktorit Zamir Mati. Pas ndryshimit të sistemit politik në vitin 1990, fati i kësaj vepre arti ishte i njëjtë me fatin e shumë monumenteve, statujave dhe busteve të Enver Hoxhës që u rrëzuan apo u shpërngulën nga turmat e protestuesve. Kjo vepër nuk u prish nga protestuesit, por gjasme nga një incident i një punëtori të komunales që ishte duke lyer me bojë të zezë parmakët e pjesës ballore, kur boja i derdhet mbi sipërfaqen e pikturës. Pas këtij incidenti, natyrisht jo dhe aq të rastësishëm, askush nuk u kujtua më për pikturën. Disa muaj më vonë, i njëjti bojaxhi e fshiu krejt afreskun me gëlqere të bardhë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me piktura të tjera murale, të realizuara në kohën e komunizmit. Kujtojmë aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku veprat janë të mbuluara po me gëlqere. Nga kritikët dhe studiuesit e artit ka pasur reagime në mbrojtje të këtyre veprave që përbëjnë një dëshmi artistike të asaj kohe. Në Përmet duket se ky është një rast i veçuar përderisa mes hapësirave të gjelbra të lulishteve gjen dhjetëra vepra arti, skulptura, buste e monumente të figurave të shquara të historisë kombëtare me origjinë nga Përmeti, mozaikë, afreske, simbolika e aplikime dekorative lirike nga më të ndryshmet vendosur në shatërvanë, fasada dhe pika të dukshme.
Pjesa më e madhe e veprave janë interpretime, konceptime dhe realizime që më së shumti i përkasin periudhës së socializmit. Por me gjithë kufizimet e simbolikave përfaqësuese që vijnë nga një terren i tejkaluar social-kulturor, përmetarët janë mësuar dhe i ruajnë me fanatizëm monumentet e tyre, pjesa më e madhe e të cilave u përkasin disa prej kolosëve të artit shqiptar, si Skulptorit të Popullit, Odise Paskali, Skulptori i Merituar Hektor Dule, Piktori i Merituar, Fatmir Haxhiu, apo të artistëve të tjerë të njohur përmetarë dhe jo përmetarë si Sotir Kosta, Kristaq Kristiko, Josif Bushi, Aleks Todhe, Anesti Shuraja, arkitekti Vasil Gjika, etj. Sot, përmetarët kërkojnë që ta zëvendësojnë Enverin mbi kalë me një tjetër vepër arti. Një vepër simbolike dhe përfaqësuese e qytetit. Si rrallë më parë është kërkuar mendimi qytetar për këtë vepër. Me rastin e një sërë veprimtarish, pjesë e programit të festivalit të përvitshëm "Përmeti multikulturor", me nismë të forumit qytetar përmetar "Alvero Koçollari", përmbajtja e veprës artistike u shtrua në një diskutim të gjerë. Skulptori me origjinë përmetare, Anesti Shuraja, paraqiti disa variante skicë-idesh të realizuara në stile dhe materiale të ndryshme. "Si shumë përmetarë, edhe unë e kam vrarë mendjen se çfarë do të ishte e denjë për të qëndruar në fasadën që përshëndet çdo vizitor të qytetit. Mendoj se më e përshtatshme është një vepër që të simbolizojë lirizmin përmetar të Naim Frashërit, Konicës, Odise Paskalit, Tefta Tashko Koços, Nonda Bulkut, sazeve dhe shtojzovalleve të Aos-ës. Prandaj u fokusova te një mori variantesh që përgjithësisht antropomorfizojnë Vjosën, lumin e jetës që në mitologjinë e lashtë është trajtuar si lumi i shenjtëruar, si simbol i ringjalljes dhe ripërtëritjes. Ideja përfshin si simbol edhe një grup sazesh që në perceptimin artistik përfaqëson bashkimin dhe mirëkuptimin", theksoi Shuraja përballë forumit qytetar. Ideja e një vepre lirike u mirëprit, por gjithsesi u kërkua që debati të vazhdohet me konkurrimin e një numri të madh artistësh nga gjithë vendi, përpara se të vendoset përfundimisht. "Përmeti është pjesë e një diversiteti të pasur kulturor, një bashkëjetesë kulturash që fillojnë nga iso-polifonia, sazet, monumentet e kultit, monumentet e natyrës, peizazhi i papërsëritshëm i luginës së Vjosës dhe të gjitha këto kërkojnë të jenë të pranishme në simbolikën e kësaj vepre. Të gjitha këto skulptori Anesti Shuraja i ka shprehur shumë bukur artistikisht", është shprehur në fjalën e tij etnomuzikologu Vasil Tole. Ndërsa piktori Josif Bishi, duke përshëndetur këtë nismë, ka kërkuar që të gjitha sugjerimet të reflektohen në veprat konkurruese. Më shumë se gjithçka, piktori përmetar Aleks Todhe ka vlerësuar përfshirjen e mendimit qytetar në vendimmarrjen për ngritjen e veprave publike.