Kujtimet e një ish-studenti
Remzi Përnaska*
Nga viti 1954 deri në vitin 1956 ndoqa studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës, në degën e gjuhës dhe të letërsisë ruse. Meqë dilnim mësues të gjuhës dhe letërsisë ruse e shqipe për shkollat tetëvjeçare, programi parashikonte të ndiqnim edhe kurse gjuhe dhe letërsie shqipe. Të gjitha lëndët e gjuhës shqipe dhe një pjesë të atyre të letërsisë na i jepte profesori i përkushtuar, i nderuari Zijaudin Kodra, që qe një farë “fac totem”-i për ne. Vetëm profesor Vehbi Bala na jepte letërsinë e re shqipe. Bashkstudentët e degës së gjuhës shqipe na flisnin për profesorin më të ri të gjuhës shqipe, për një yll që ishte në ngjitje, për mësuesin tim shkencor e shpirtëror, për njeriun, me të cilin vite më vonë do të bëhesha koleg dhe të cilit i detyrohem shumë në jetën time si pedagog dhe punues shkencor, për njeriun që nuk rreshti së punuari dhe që na shtyu edhe ne të rinjve të punonim, të punonim dhe vetëm të punonim, për njeriun që sapo mbushi 90 vjet, për akademikun Shaban Demiraj. Disa studentë të degës sonë, ndër të cilët edhe unë, i kishin zili ata të degës së shqipes për fatin që kishin të dëgjonin leksionet e profesor çabejt, Domit, Demirajt, etj.
është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatës, që u botuan si dispenca e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot Universitete të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj.
Profesori ynë i nderuar drejtoi me aftësi shkencore dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989). I përgatitur shkencërisht, me karakter të rreptë e kërkues në radhë të parë ndaj vetes e mandej edhe ndaj të tjerëve, studentë e kolegë, me ndershmëri të panjollë, gjithherë i njerëzishëm. Kohëzgjatja në këtë funksion flet vetë.
Ai ka qenë dhe mbetet shembull për ne ish-studentët dhe kolegët e tij më të rinj: i drejtë, kërkues, nxitës i përhershëm që edhe ne t’i futeshim sa më shpejt punës pedagogjiko-shkencore, duke dhënë vetë shembullin personal, duke u bërë për ne shëmbëlltyra e pedagogut dhe shkencëtarit të pasionuar. Ne kemi mësuar prej tij si të japim leksione, si të bëjmë punë kërkimore-shkencore, ai është mësuesi ynë dhe ne i detyrohemi shumë shpirtërisht kësaj figure madhore të shkencës shqiptare, që më shumë flet me punë sesa me fjalë.
Akademiku i asociuar Et’hem Likaj, një ndër studentët dhe kolegët e profesorit tonë 90vjeçar, shkruan: “Dijet për gjuhën shqipe e kulturën e tij të gjerë, të fituara me shumë punë e mund, i përçoi me përkushtim te nxënësit (që nga vitet 40) deri te studenti e specialisti në vitet pasardhëse. Nga viti 1945 e deri këtë vit, kur doli në pension, prof. Shaban ishte pranë studentëve. Breza studentësh, tani mësues, gazetarë, redaktorë, shkencëtarë, në mbarë vendin, që morën nga prof. Shabani dije, meritat e punës së tyre i njohin me krenari edhe si merita të Mësuesit të tyre. Nuk ishte fort e lehtë që dije nga disiplinat më të vështira të gjuhësisë, të bëheshin pronë e të gjithëve”.
Në vitet 1962-1966 ka qenë zëvendës-dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai do të mbetet në historinë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe të Universitetit të Tiranës si drejtues që u shqua për punë të pakursyer dhe të një cilësie të lartë.
Profesor Sh. Demiraj i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave. Jeta dhe vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për pasion, durim e këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur. Puna e tij është punë blete, ai lëron gjuhën tonë amtare dhe frytet janë të bollshme dhe të pjekura, ai gërmon si arkeolog shqipen e hershme dhe monumentet e vjetra të saj dhe u jep jetë “fosileve” të gjuhës. Me punë dhe prodhim ai i ka ngritur monument vetes.
Prodhimtaria e tij është e pashoqe. Vepra e tij është shumë e gjerë dhe e thellë, aq sa mund të pohohet figurshëm se ka krijuar një bibliotekë me to.
(* Prof. dr. pedagog në Universitetin e Sorbonës, Francë)