Kukës, Shkodër dhe Dibër, disa komuna ende të bllokuara nga bora
Emergjencat Civile: Po punohet për zhbllokimin e tyre dhe po shpërndahen ndihma. Pezullohet mësimi në disa shkolla të komunave të largëta të Pukës dhe Kukësit
Tiranë – Reshjet e mëdha të dëborës gjatë ditëve të fundit kanë krijuar bllokime të mëdha në zonat veriore të vendit. Problem bllokimi paraqesin vetëm disa zona të veçuara në Qarkun e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave Civile, në Shkodër janë realisht të bllokuara rrugët për në qendrat e Komunave Shosi, Shalë dhe Iballë, ndërsa akset e tjera rezultojnë të kalueshme me zinxhirë. Për Qarkun e Kukësit, aksi rrugor me Shishtavecin rezulton i kalueshëm me vështirësi dhe po punohet për hapjen e aksit rrugor Kukës-Peshkopi. Të bllokuara komplet rezultojnë Komunat Lekbibaj dhe Zapod të këtij qarku. Ndërkaq, në Qarkun e Dibrës po punohet për hapjen e rrugës në Komunën e Lurës. Por edhe në Tiranë, disa fshatra në Komunën e Zall Bastarit janë të bllokuara nga dëbora, ndërsa më në jug, në Vlorë, qarkullimi i makinave në zonën e Llogorasë bëhet vetëm me zinxhirë. Sa i përket Qarkut të Korçës jepen të dhëna se Qafa e Thanës, Qafa e Qarrit dhe Qafa e Plloçës rezultojnë të kalueshme me zinxhirë.
Situata
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile informoi dje se nuk ka reshje shiu apo dëbore. Situata sinoptike është e përmirësuar, por temperaturat janë të ulëta në disa zona veri dhe verilindore nën 0 gradë deri - 8 gradë celsius. Bazuar në informacionet e grumbulluara dje, situata paraqitej ende me probleme. Në Qarkun e Shkodrës akset nacionale ishin të kalueshme vetëm me zinxhirë. U hap rruga për në Komunën Qelzë, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës për në Komunën Shosh. Mbeten ende të bllokuara Komunat Shalë, Pult, Iballë dhe Kelmend. Mësohet se përfundoi riparimi i defektit në linjën elektrike dhe do të furnizohet me energji zona e Malësisë të Madhe dhe Komuna Velipojë, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të defektit të djeshëm.
Bllokimet
Në Qarkun e Kukësit, akset nacionale të rrugëve Morinë – Kukës – Qafë Shllak, Kukës – Krumë – Skatinë – B. Curri, Qafë Morinë B. Curri – Fierzë janë të hapura, por mjetet qarkullojnë me zinxhirë. Vazhdojnë të jenë të bllokuara komunat Zapod, Shishtavec, Ujmisht, Bushtricë, Grykë Çaj, Arrën dhe Lekbibaj. Në Qarkun e Dibrës, rrugët nacionale janë të hapura, por kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Rruga për në Komunën Lurë nga Peshkopia vazhdon të jetë e bllokuar. Më problematike janë disa fshatra në komunat e Rrethit të Mirditës, si në Orosh dhe Kaçinar, të cilat janë të izoluara. Në Qarkun e Tiranës më problem janë disa fshatra në Komunën e Zall-Bastarit, të cilat janë të bllokuara nga dëbora. Në Qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës rrugët nacionale janë të hapura, por në Qafën e Muzinës kalohet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave. Edhe rrugët për në qendrat e komunave janë të hapura, por në zonën e Zagorisë kalimi bëhet me zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
22 Shkurt 2009