E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol kreut të shtabit të PS në Pogradec tre në pranga

POGRADEC- Policia në orët e vona të mbrëmjes së sotme ka finalizuar operacionin e koduar ‘treonditja’, duke bërë të mundur kapjen e 3 autorëve të ngjarjes së Pogradecit. Personat e arrestuar akuzohen se kanë vënë tritol në banesën e Vasfi Syzo, kreut të shtabit të Partisë Socialiste në Pogradec.

Policia bën me dije se shtetasit e arrestuar janë 20-vjecari Dorian Hoxha i dënuar më parë për plagosje me dashje si dhe Enrik Xhambazi 20-vjec e Altin Jashallari 28-vjec. Mësohet se personat e arrestuar dyshohen të jenë autorë edhe të ngjarjeve të tjera kriminale. Ndërkohë që njoftohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kallëpë tritol 20 gramësh, 2500 fishekë model 56 si dhe 11.8 gr kanabis.

Sipas hetimeve paraprake të policisë motivi i kësaj ngjarjeje është një konflikt midis të rinjsh, i cili ka ndodhur në vitin 2010 ku potagonist kryesor të sherrit kanë qënë njëri nga të arresturit si dhe djali i kreut të shtabit të PS, Brian Syzo. Policia njofton se nga hetimet nuk rezulton se kjo ngjarje ka motive të tjera të ashtuquajtura politike, ditën e djeshme nga reagimet e përfaqësueve socialist.

Shpërthim i tritolit në banesen e kreut të shtabit të Partisë Socialiste në Pogradec ka ndodhur gjatë natës së djeshme rreth ores 01:00, në katin e parë të nje pallati në lagjen numër 1 në Pogradec. Nga shpërthimi i tritolit, i vendosur në derën e jashtme nuk ka patur të lenduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që përfaqësues së PS në Pogradec kanë cilësur ngjarjen politike si dhe kanë akuzuar drejtpërndrejtë LSI.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›