Laburistët anglezë trajnojnë LSI-në
Instituti IDEA-s startoi zbatimin e projektit të përbashkët, që Lëvizja Socialiste për Integrim ka iniciuar në bashkëpunim me Partinë Laburiste Angleze, "Albanian Youth Policy Development". Dy janë qëllimet kryesore të këtij projekti. Së pari, nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të ideve dhe informacionit të mundësojë hartimin e një strategjie rinore mbarëkombëtare, strategji e cila do të paraqitet në konventën elektorale të LSI-së dhe që do të përdoret nga kjo e fundit si udhërrëfyese politike në programin qeverisës së kësaj të fundit për çështjet e politikave rinore. Dhe së dyti është trajnimi i mijëra të rinjve nga specialistë të institutit IDEA dhe Partisë Laburiste për fushatën elektorale të zgjedhjeve të qershorit.