E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, lë spitalin familja e policit

 

KUKES - Katër vajzat dhe e veja e Ramadan Hilës, policit të varrë në Shëmri të Kukësit mbrëmjen e 23 marsit kanë lënë spitalin e qytetit pas më shumë se 10 ditësh shtrimi për t'u strehuar tek një i afërm i tyre. Shëndeti i tyre ka rezultuar në përmirësim, por mjeku Misin Braha thotë se ata kanë sërish për mbajtje nën mbikëqyrje dhe ka rekomanduar që pas disa ditëve pushim ata të rikthehen sërish për t'u kontrolluar. Familja Hila ndërpreu ceremonitë mortore për shkak se fëmijët i zuri gripi dhe ata qëndruan 12 ditë në spital së bashku më nënën e tyre shtatzënë. Pas vrasjes në krye të detyrës të policit Hila, familja e tij mbeti pa mbështetje. Ajo ka kërkuar ndihmë për të siguruar një shtëpi pranë një shkolle 9-vjeçare, ku të mësojnë vajzat e mitura.                           j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›