E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset për pronat roja i "Bechtel"

 

MIRDITE - Dy vëllezër nga fshati Fan në Mirditë u arrestuan dje pasi sulmuan me mjete të forta rojën e firmës "Bektel Enka". Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Sipas policisë së Mirditës, Ndue Gega u qëllua barbarisht nga Çelnik dhe Arjan Përshqefa.  Fillimisht u dyshua se sulmi kishte si motiv grabitjen e ndonjë mjeti të firmës së punimeve të rrugës Rrëshen-Kalimsh, por më pas rezultoi se Gega dhe dy vëllezërit kishin pasur konflikte pronësie. Gega po ruante makineritë dhe magazinën e firmës në momentin që është qëlluar me mjete të forta. Punonjësit e firmës e çuan në spital të plagosurin, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vend dhe pas hetimeve ra në gjurmët e autorëve duke i arrestuar ata. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›