E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e vjedhur në Tiranë gjendet në Kukës

Një autoveturë tip "Volkswagen PASSAT", prodhim i viteve të fundit, me targa të Tiranës, është gjetur të shtunën në mëngjes në zonën industriale të qytetit të Kukësit. Një roje nate lokalesh kishte njoftuar shërbimin e policisë për mjetin pa zot. Ekspertët e policisë, pasi verifikuan mjetin dhe targat, thanë se bëhej fjalë për një autoveturë të denoncuar të vjedhur dy ditë më parë në Tiranë. Policia ka bllokuar mjetin e gjetur dhe po bën hetime për të rënë në gjurmët e autorëve të vjedhjes në Tiranë. Siç tha një burim i policisë, me makinën e vjedhur mund të jetë kryer ndonjë vepër penale, ku autorët janë përpjekur të humbin gjurmë. Ky është rasti i gjashtë në këtë vit kur Policia lokale në Kukës bllokon automjete të vjedhura në qytete të tjera të vendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›