Malësi e Madhe, digjet shtëpia, vdes fëmija 3 vjec
SHKODER-Një vogëlushe 3 vjecare humbi jetën mesditën e sotme pas flakëve që përfshine banesën ku jetonte.
Ngjarja u shënua sot rreth orës 12:00 në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, Shkodër kur flakët e zjarrit përfshinë një banesë. Dëshmitarë pohojnë se familjarët u përpoqën të shpëtonin vogëlushen që kishte mbetur brenda, por pa dobi.
Zjarrfikësit në vendgjarje lokalizuan zjarrin ,ndërsa grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit që i mori jetën 3 vjecares.
(d.b/BalkanWeb)