E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rriten çmimet e banesave

 

KUKES - Të kesh një shtëpi me qira në Kukës sot është më se një sakrificë, pasi çmimet janë trefishuar brenda vitit. Punonjësit e korridorit Durrës-Kukës, kryesisht turqit e Becthel Enka janë ata që kanë në përdorim ndërtesat dhe hyrjet më luksoze, pasi buxheti dhe të ardhurat e tyre i mbulojnë këto shpenzime. Por, në pikë të hallit janë studentët e Filialit të Universitetit të Tiranës, i hapur në Kukës prej 1 viti. Studentët e ekonomikut, të gjuhës angleze, por dhe të infermierisë, që gjithsej janë rreth 250 nga rrethe të ndryshme të vendit thonë se paguajnë deri në 15 mijë lekë në muaj për një apartament me kushte jo normale, ndërsa një vit më parë ishte vetëm 4 mijë lekë. Hapja e filialit në Kukës është vlerësuar si një nga ngjarjet më të mëdha për zhvillimin e arsimit në këtë rajon, por nuk është marrë asnjë masë për strehimin e studentëve, numri i të cilëve vjen duke u rritur.          j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›