E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi në gjumë, makina bie në Lanë

 

TIRANE - Një automjet përfundoi në lumin e Lanës në Tiranë, në të njejtin vend ku kanë pësuar aksident edhe disa makina të tjera. Këtë herë shkak i aksidentit nuk ka qenë shpejtësia, as lëvizja në sensin e kundërt të rrugës, apo konsumimi i pijes alkoolike, por pagjumësia e shoferit. Automjeti tip "Renault", me ngjyrë të bardhë, ka përfunduar në Lanë, pranë urës së Bërrylit, tek maternitetit, "Koço Gliozheni". Drejtuesi i mjetit, një burrë rreth të 50-ave, ka qenë duke udhëtuar në krahun e unazës, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, për t'u kthyer më pas tek Brryli dhe do kalonte pranë Ministrisë së Jashtme. Por ende pa arritur tek ura, makina ka devijuar dhe ka përfunduar në lum. Sipas policisë shkak për këtë devijim ka qenë pagjumësia e drejtuesit, të cilin e ka zënë gjumi në timon dhe ka rënë në Lanë. Shoferi ka shpëtuar për mrekulli, duke mos përsuar asnjë gërvishtje ndërsa makina pësoi dëmtime të vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›